Bajerni i Mynihut ja del mbanë të shpallet sërish kampion në Gjermani, për të 10-ën herë radhazi, duke shkruar kështu historinë në futbollin europian.

Bavarezët mundën në shtëpi Dortmundin me shifrat 3-1, për të mbyllur matematikisht llogaritë për titull.

Për verdhezinjtë tani duhet të shpresojnë për sezonin tjetër, që të mund të arrijnë të thyejnë hegjemoninë e Bajernit, i cili nuk ka ndërmend të ndalet në Gjermani.