Një tjetër barazim në ndeshjen mes Vllaznisë dhe Partizanit. Ashtu si edhe në dy takimet e Kupës, nuk ka fitues në një përballje të tillë. Këtë herë në “Loro Boriçi” kemi parë një ndeshje me pak raste të krijuara.

Pavarësisht se të dy ekipet kërkonin me ngulm fitoren për të kapur vendin e tretë, kujdesi për të mos pësuar prodhoi një ndeshje me pak mundësi.

Por nderkohe ne studion e “Supersport” specialisti i futbollit Ledio Pano duke komentuar ndeshjen eshte ndalur edhe tek nje episod i cili nuk i ka lene shije te mire ne kete perballje dhe e ka evidentuar ate:

“Kam parë disa gabime në pasime te Vllaznia që nuk i kuptoj dot. Shihja Gurishtën që i fuste topin mes këmbëve sulmuesit kundërshtar, nuk është aspak korrekte për një kapiten ekipi.

Partizani po luftonte më tepër, ndryshe nga më parë, Vllaznia nuk më la shije të mirë”.