Skuadra ruse e Akhmat Groznit, ku aktivizohen 3 futbollistët shqiptarë, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Bernard Berisha, ka zhvilluar sot ndeshjen e fundit në kampionat për sezonin 2017-2018, duke barazuar në transfertë ndaj Amkarir me rezultatin 0-0.

Në këtë takim u aktivizuan vetëm 2 shqiptare, Balaj dhe Berisha, pasi Roshi nuk ishte i disponueshëm, në sfidën e sotme.

Sulmuesi shkodran e nisi ndeshjen si titullar, teksa u ndërrua në minutën e 60-të, ndërsa Bernard Berisha u fut në lojë nga stoli në minutën e 64-t.

Akhmat luajti në takimin e sotëm me 10 lojtarë për 40 minuta, pasi Uilker u ndëshkua me të kuq në minutën e 50-të.

Pas barazimit të sotëm, skuadra e shqiptarëve, e mbylli kampionatin në vendin e 9-të, duke grumbulluar 39 pikë në 30 ndeshje.