Ne barazim 1-1 eshte mbyllur miqesorja e luajtur pasditen e sotme ne kompleksin e ekipeve kombetare ne Podgorice ndaj ne mes Deçiqit dhe Vllaznise.
Trajneri Memelli ka aktivizuar ne kete miqesore dy formacione teksa e ka nisur ndeshjen me formacionin e dyte ndersa ne 45 minutat e tjera kane luajtur titullaret. Rastet nuk kane munguar si per Vllaznine ashtu edhe per Deçiq qe eshte shfaqur herepashere i rrezikshem me sulmuesit e tij Camaj dhe Vulaj.
Goli i Vllaznise do te vinte ne minuten e 35-te pas nje aksioni te bukur te Vllaznise ku Cheshmedjiev fut nje top ne korridor per Delajn qe pason sakte ne zone tek Çoba qe nuk heziton ta shtyje ate ne rrjete.
Nderkohe per tuzianet do te barazonte Stipoviç ne minuten e 93-te pas ekzekutimit te nje goditje denimi dhe ne kete menyre gjithçka do te mbyllej ne barazim 1-1./SHKODRA-SPORT.COM/
Deçiq- Vllaznia 1-1
Shenues:Stipoviç ’93/ Çoba ’35
Pjesa e pare
Mehidri, Paloka, Beci, Spahija, Asani, Sala, Cheshmedjiev (H.Shimaj), Dulaj, Delaj, Çoba, Bruno Gomes.
Pjesa e dyte:
Qarri, Dragoshi, Stojanoviç, Spahija (Pusi), Hakaj, Sala (Cheshmedjiev), Boshnjaku, Mala, Gruda, Dodev, Balaj