Klubi i Futbollit Vllaznia eshte duke punuar jo vetem per ta mbyllur me sukses kete sezon, por edhe ne aspekte te tjera dhe njeri prej tyre eshte edhe krijimi i maredhenieve te mira me institucione te ndryshme nderkombetare. Pikerisht per kete arsye, sot ne Shkoder ka qene i pranishem nje personalitet si Hubert Rovers, me te cilin eshte biseduar per bashkepunime shume te frutshme ne te ardhmen. Ja çfare shkruhet ne faqen e klubit shkodran per kete gje:

“Me ftesë të Klubit të Futbollit Vllaznia ditën e sotme mbërriti në Shkodër Drejtori Ekzekutiv i Rrjetit Europian për Zhvillimn e Futbollit (EFDN), Z. Hubert Rovers.

z.Rover takimin e parë e zhvilloi në Bashkinë Shkodër ku u prit nga përgjegjësi për sportet z. Alban Neziri dhe zj. Rudina Kruja përgjegjëse për edukimin. Gjatë këtij takimi z. Rover shprehu domosdoshmërinë e mbështetjes për KF Vllaznia e cila do të ketë edhe mbështetjen e rrjetit që ai drejton duke promovuar projekte sociale dhe përfshirjen e grupeve të disavatazhuara në sport. Pas takimit në Bashki z.Rover u prit nga presidenti i KF Vllaznia z. Alban Xhaferi dhe sekretari i përgjithshëm, z.Blendi Dibra.

Gjatë takimit z.Rovers vizitoi ambjentet e stadiumit Loro Boriçi si dhe fushës stërvitore “Reshit Rusi”. Me këtë rast z.Rover ftoi KF Vllaznia të bëhet anëtare e rrjetit ndërkombëtar si një mundësi reale për zhvillimin e projekteve të përbashkëta. z.Xhaferi e priti me shumë kënaqësi ftesën duke u shprehur i hapur në lidhje me klubin që drejton për të krijuar sa më tepër lidhje dhe integruar sa më mirë në familjen ndërkombëtare të futbollit.

Në përfundim palët ranë dakort për të bashkëpunuar në organizimin e një konference ndërkombëtare për zhvillimin e futbollit në Shkodër me datën 16 Shkurt 2023, me rastin e 105 vjetorit të krijimit të Klubit të Futbollit Vllaznia”.