Festimet në kuadrin e vitit të Vllaznisë kanë vijuar këtë herë me një aktivitet ku janë nderuar më të mirët në sportin e pingpongut. Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia kanë shfrytëzuar një takim kombëtar me sportistët më të mirë të vendit dhe kanë organizuar një ceremoni për t’i akorduar një “Mirënjohje” për disa nga sportistët dhe trajnerët që kanë nderuar emrin e Vllaznisë në vite.

Ka qenë kryebashkiakja Voltana Ademi e cila ka nderuar sportistët Frederik Berisha, Çezar Baba, Bernard Kiri, Nadir Quku, Gëzim Pepa, Enver Haliti, Mimoza Kazazi, Violeta Berloka por edhe për trajnerët Selaudin Medja e Tonin Binoshi.

Kryebashkiakja Ademi në fjalën e saj ka vlerësuar kontributin e dhënë prej tyre për Shkodrën dhe klubin Vllaznia duke thene se institucioni qe ajo drejton i eshte mirenjohes ketyre figurave por edhe te tjerave qe kane kontribuar per lartesimin e emrit te ketij qyteti dhe te Vllaznise si ne arenen kombetare ashtue dhe ate nderkombetare.

Ndërkohë, disa nga të nderuarit, janë shprehur të lumtur që kontributi i tyre në këtë sport nuk u la në harresë. Veterani Frederik Berisha eshte pare te jete i emocionuar ne fjalet e tij dhe padyshim qe te njejten gje kane shprehur edhe te tjeret.

Pas pingongut pritet që në vijim të ketë të tjera nderime për sportet e tjera nga Bashkia Shkodër dhe Sportklub Vllaznia sepse 100 vjetori i krijimit të këtij të fundit do të festohet ashtu siç është premtuar, deri në fund të vitit.
© shkodrasport.com