Shqipëria nuk i ka ndalur konferencat para ndeshjeve zyrtare kundër Islandës dhe Moldavisë. Dy lojtarët që ishin përzgjedhur për mesditën e së premtes ishin Odise Roshi dhe Amir Abrashi. I pari e mori fjalën Odise Roshi, i cili mendon se Shqipëria ka cilësi dhe duhet të fitojë ndaj Islandës për të vazhduar ëndrrën e Europianit.

Islanda – “Stërvitemi çdo ditë për sfidën me Islandën. Jemi shumë të përqëndruar. Kanë patur një ekip shumë të mirë dhe të fortë. Kanë kualitet dhe janë ofensive. Ndeshje e fortë direkte”.

Panucci – “Kemi të gjithë respekt për të. Nuk mund t’i hedhim poshtë trajnerët që kanë punuar me të. Reja është i komunikueshëm. Ndihemi shumë mirë dhe ka ritëm stërvitja. Gjithçka po shkon përfekt”.

Problemet me kombëtaret – “Ne kemi bërë më të mirën gjithmonë për kombëtaren. Ne nuk duhet të merremi me atë që ka kaluar, por tek e ardhmja. Të merremi me Rejën dhe punën e tij”.

Grupi – “Po provojmë grupin e lojtarëve. Ne po punojmë me shumë skema dhe them se kemi kualitet. Ne mund të fitojmë ndaj Islandës”.

Roshi – “Kam ardhur nga një dëmtim i gjatë. Kam punuar çdo ditë fort të vij në formë. Kam dy muaj që po luaj rregullisht. Ndihem mirë dhe jam pothuajse 100%. Shpresoj të luaj nga minuta e parë”./telesport/