Vllaznia ne basketboll per meshkuj ka marre nje tjeter fitore ne kampionat. Por ndryshe nga ajo e javes se kaluar ne Kamez qe ishte shume e veshtire, sot ka marre nje tjeter shume me te lehte dhe kete e tregon rezultati perfundimtar i takimit te luajtur ne “Qazim Dervishi” ndaj Fieri Basket ku ka triumfuar me rezultatin 111-72.

Gjithçka ne kete takim ka folur per basketbollistet shkodrane te cilet e kontrolluan ate nga fillimi e deri ne fund. Perioda e pare u mbyll ne shifrat 27-18 ne favor te Vllaznise, nderkohe qe ne te dyten epersia thellohet dhe ajo do te fitohej me rezultatin 28-13.

Me nje epersi prej 24 pikesh ne favor te Vllaznise ajo shkon ne pushimin e ndeshjes per t’u rikthyer me pas nga dhomat e zhveshjes me nje tjeter ego per ta thelluar edhe me shume rezultatin. Perioda e trete do te mbyllej 32-15, e kjo do t’i jepte mundesine trajneri Bekteshi te aktivizonte edhe 5 lojtaret e rinj te stolit.

Ne perioden e katert eshte Fieri Basket qe e mbyll 26-24, por qe nuk i mjafton sepse Vllaznia triumfon me fitoren e thelle 111-72. Pikeshenuesi me i mire per te ka qene Redi Rakaj me 21 pike, ndersa te tjerat jane shenuar nga Wilkins (20), Tucker (18), Saab (14), Gjeçaj (14), Kopliku (9), Kuçi (6), Tafa (6) dhe Mbiara (3)./www.shkodrasport.com/