Ka dashur te vazhdoje karrieren e tij serish tek Peja, ka pritur gjate per kete, por duke qene se gjerat nuk shkuan ashtu si duhet, eshte “divorcuar” perfundimisht me kete skuader. E kemi fjalen per basketbollistin shkodran Daniel Lekndreaj.

Ai e ka bere te ditur nje gje te tille permes nje statusi te shperndare ne profilin e tij teksa ndalet edhe tek shume problematika qe ka hasur rruges, megjithate ishte i vendosur per t’i qendruar besnik Pejes, edhe per shkak te tifozeve te saj, por kjo nuk ndodhi. Ja çfare shkruan ai:

“Te dashur Shqiponja, te nderuar qytetare te Pejes,

Permes ketij postimi dua te ju informoj se kam vendosur qe karrieren time profesionale ta vazhdoj jashte qytetit tuaj te bukur dhe tejet mikprites PEJA. Arsyet qe quan ne kete vendim jane te shumta dhe nuk dua te ngarkoj askend me telashet qe jam perballur nder muaj sa isha aty, gja e cila edhe me penalizoj shpesh here per faktin se kurseja Klubin perkunder veshtiresive qe u perballa prej kohes kur erdha ne 2021, trysnise te kaloja tek Klubi qytetit tim ne Shkoder Vllaznia, telashet me pagesa te vonuara dhe trajtim jo korrekt ne raste te ndryshme kur edhe mu kerkua te leshoj apartmentin tim e deri tek mos konfirmimi i gatishmerise ose jo per t’vazhdu s’bashku te Peja edhe pas veres.

Ju kofirmoj me pergjegjesi te plote se kam refuzuar interesime e oferta nga shume Klube qe vinin ne adresen time per faktin se deshiroja te sqarohen gjerat me Pejen dhe te dija nese jam i deshiruar ende, e gatishmeria nuk me ka munguar as edhe nje sekond deri dite me pare kur mu shua edhe durimi per te pritur per t’i zgjidhur keto çeshtje me KB PEJA.

Jam tejet falenderues per secilin ndaj jush dhe KB PEJA per kohen e kaluar dhe arritjet e perbashketa dhe jam mirenjohes perjete. Por disa gjera nuk bahen me zor dhe une nuk mund te penalizoj karrieren time pafundsisht kur gjanat nuk sqarohen ne menyre profesionale dhe lihem peng pafundsisht.

Krejt nfund besoj se keni pa prononcimet e Klubit ne media kur eshte folur qe jemi ne bisedime per te vazhduar por kjo gje nuk ka ndodhur kurre, edhe pse une pas perfundimit te sezonit te pare ne 5 mujorin e 2021, isha i lumtur qe Klubi aktivizoj mundesine e renovimit edhe per 5 mujorin e radhes ne 2022 qe ishte edhe sezoni i fundit i imi te Peja.

Per sezonin e ri une as nuk kam marre oferte, e as nuk me jane paraqitur askush nga Klubi per te diskutuar me mua per kushtet e kontrates qe mund t’i negocionim e te arrinim marreveshje. Per ma teper une kam pranu vetem me date 22 korrik se po me behet shlyerja e borxhit per te cilin kam pritur me muaj te tere por ne fakt edhe nese realizohet kjo pagese i bie qe ndaj meje po kryhen obligime te vonuara ne vleren t’55% e jo shuma totale sic e deshmo lehte kontrata, e siç e kam me deshmi edhe nga zyrtar te larte te Klubit dhe pergjegjes per kryerjen e pagave te lojtareve ku me asht premtu ne te shkrume (komunikim me whatsapp) se kur pritet me u kry pagesa totale me 2 keste.

Se sa ka duru Daniel Lekndreaj per keto gjana e kam te deshmume ne secilin aspekt por une dua ti besoj vetem marreveshjes qe kemi pase e qe tashme obligimet e pergjegjesite e mija ndaj klubit jane kryer ne perpikmeri e jane te permbushuna sipas parashikimeve kontraktuale. Por deshira dhe dashunia per tifozat e Pejes me ka ba me prite tan kete periudhe kohore duke rreziku veten me shpresen qe do arrihet marreveshje me KB PEJA, gja e cila nuk ndodhi kurre deri tek po e shenoj kete status.

Megjithate une nuk kam mundesi edhe po sikur deri tani do te merrenim vesh me klubin te vazhdoj ne ambient ku se kam as mundesine e te shprehurit ose komunikimit normal e profesional me perfaqesues te klubit.

Falenderus per jete ndaj Pejes e Shqiponjave!
Me respekt
Daniel Lekndreaj