Vllaznia luan me Univeristatea Craiova të enjte në 19:30. Sfida në Rumani vlen për duelin e kthimit në turin e dytë të Conference League, me sfidën e parë në Shkodër që u mbyll në shifrat e barabarta 1-1.

Në garë për kualifikimin, tifozët e Vllaznisë nuk e kanë lënë vetëm ekipin. Klubi shkodran njofton edhe sektorin ku do vendosen kuqeblutë në stadium, ndërsa kërkon që të njoftohen për numrin e saktë të tifozëve, me biletën e stadiumit që kushton 3 euro.

Njoftimi:

Për t’i ardhur në ndihmë të gjithë tifozëve të Vllaznisë që duan të udhëtojnë drejt Rumanisë për të mbështetur skuadrën tonë në ndeshjen e kthimit ndaj Universitatea Craiova, ju lutemi që të kontaktoni në adresën e emailit info@vllaznia.al ose në numrin e telefonit +355697052564 në mënyrë që t’u rezervojmë biletat dhe të mos kenë probleme në organizim.

Ju bëjmë me dije se organizatorët e ndeshjes kanë vënë në dispozicion të tifozëve të Vllaznisë Sektorin 18 të stadiumit të tyre (siç shikohet edhe në foton ilustruese) dhe çmimi i biletës në këtë sektor është 15 lei (afërsisht 3 euro).