Ne sport jo gjithçka shkon ashtu si duhet dhe shpeshhere karriera e nje sporti ka uljet dhe ngritjet e veta. E rendesishme eshte te ngrihesh dhe keshtu ne fakt i ka ndodhur edhe basketbollistes se Vllaznise Anisa Musaja.

Si rrjedhoje vete ajo ndihet e lumtur qe ia ka dale dhe nderkohe gjen momentin edhe te falenderoj njerezit qe e kane mbeshtetur ne kete rrugetim te veshtire. Permes nje postimi ne rrjetet sociale, ajo shkruan:

“Nuk kanë kaluar shumë vite që kur kam marrë për herë të parë një top basketbolli në dorë dhe jam stërvitur, jo shumë vite por këto vite kanë pasur ulje-ngritjet e tyre.

Kam pasur një dëmtim që më detyroi të qëndroj larg fushës së basketbollit, por faleminderit Zotit që e kalova. E kalova por jo vetëm, duke falenderuar punën e palodhshme që Medina Mustafa ka bërë gjatë gjithë kohës. Shumë e emocionuar për këtë udhëtim”.

Dhe ne fakt kur ka edhe mirenjohje, padyshim qe vlerat e gjithesecilit rriten edhe me shume. Anisa eshte nje basketbolliste e re, por pasioni i saj per basketbollin eshte i madh dhe per kete arsye, me shume siguri, ka per te shkuar larg./SHKODRA-SPORT.COM/