Vllaznia luan me Universitatea Craiova për turin e dytë të Conference League. Në 21 korrik sfida e parë zhvillohet në “Loro Boriçi”, ndërsa një javë më vonë, në 28 dueli i kthimit në Rumani.

“Vllaznit Ultras” kanë programuar edhe transfertën për këtë duel, me organizimet e para që kanë nisur. Vetëm transporti për këtë duel do kushtojë 55 euro për person.

“Ne kuader te sfides se kthimit kunder Craioves ne Rumani, ne organizojme kete transfert. Detajet vijojne si me poshte:

1. Cmimi (Vajtje-Ardhje) pa bilete 55€ per person.

2. Nisja do behet ne mbremje te dates 27 dhe kthimi do behet direkt pas perfundimit te ndeshjes.

3. Data e mbylljes se rezervimeve eshte me 23.

4. Nevojitet vetem Pasaporta.

5. Kodi i veshjes si gjithmone all in black dhe shallin me vedi.

Intererari i rruges eshte si ne foto.

Per me shume detaje do dalim me nje njoftim te dyte.

Gjithashtu theksojme se numri i vendeve eshte i limituar prandaj nxitoni qe te pronotoni.

Gjithmone pas Vllaznise pa dallim rrezultati!

Per rezervime kontaktoni: 0695485115”, njoftojnë tifozët e Vllaznisë.