Erzeni i Shijakut ka filluar te levize dhe pas emerimit te trajnerit Kapllani, tashme ka nisur edhe merkatoja e lojtareve. Diten e sotme shijakasit kane zyrtarizuar marrjen e tre futbollisteve dhe i pari ne liste eshte nje portier.

Ne fakt ndonese i huaj, ai nuk eshte krejt i panjohur per kampionatin shqiptar. Behet fjale per malazezin Jasmin Agoviç, i cili pese vjet me pare ka qene pjese e Vllaznise per nje sezon.

Agoviç luajti me shkodranet ne sezonin 2016-2017 ne 22 ndeshje si titullar dhe ne perfundim te atij sezoni u rikthye te luante serish ne vendin e tij ku eshte aktivizuar se fundi me ekipin Rudar Pljevlja.

Ndersa tashme pritet te rikthehet serish ne Superligen shqiptare, por 31 vjeçari kete here do te jete pjese e ekipit te Erzenit te Shijakut. Bashke me Agoviç, ky ekip ka zyrtarizuar edhe futbollistet Elvis Kovaçi qe luan si mesfushor dhe Mario Beshiraj sulmues./SHKODRA-SPORT.COM/