Bayern Munich dhe Juventus janë zyrtarisht në raundin e 1/8-ave të Champions League. Bavarezët bënë detyrën në grupin E edhe në ndeshjen e dytë ndaj Benficës duke triumfuar në Munich me rezultatin e thellë 5-2. 3 herë shënoi Robert Leëandoëski në këtë sfidë duke u konfirmuar kryegolashënues në këtës edicion të Champions-it me 8 finalizime ndërsa humbi edhe një 11-metërsh.

Rrugën e rrjetës e gjetën edhe Gnabry e Sane me Bayernin që u ngjit në kuotën e 12 pikëve me një goleavarazh të frikshëm 17-2. Mori vendin e dytë Barcelona falë suksesit 0-1 në Ukrainë ndaj Dynamo Kiev me një gol të Ansu Fati në minutën e 70-të.

U kualifikua më tej edhe Juventusi që në Champions League ka një tjetër ritëm teksa mori fitoren e 4-t në po kaq takime në grupin H pasi mposhti 4-2 Zenitin. Heroi i bardhezinjëve ishte Paulo Dybala me 2 gola ndërsa gjetën rrugën e rrjetës edhe Chiesa e Morata. Miqtë barazuan përkohësisht me autogolin e Bonuccit dhe e bënë më pak të dhimbshme këtë humbje me golin e iranianit Azmoun në fund.

Një super Cristiano Ronaldo i hoqi sërish pikë të çmuara Atalantës nga duart me kryendeshjen e mbrëmjes mes bergamaskëve dhe Manchester United që u mbyll në barazim 2-2 duke lënë gjithçka të hapur përsa i përket çështjes së kualifikimit në grupin F që kryesohet nga United dhe Villareali me nga 7 pikë. Ilicic i dha avantazhin e shpejtë italianëve, por CR7 barazoi në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Në pjesën e dytë në të cilën u aktivizua edhe Gjimshiti duke hedhur pas krahëve dëmtimin në krah, goli i Duvan Zapatas u quajt i rregullt nga VAR me skuadrën e Gasperinit që e pa sërish veten në epërsi, por sërish në shtesë Ronaldo me një supergol nga distanca i evitoi humbjen Manchester United.

Bëri detyrën Villareali ndaj Young Boys duke triumfuar sërish këtë herë me shifrat 2-0 me golat Capoue dhe Danjumas. Surprizoi Sevilla në grupin G që u mposht me shifrat 1-2 nga Lille duke komplikuar shumë çështjen e kualifikimit. Goli i Ocampos pas çerek-ore lojë nuk u mjaftoi andaluzianëve të cilët u përmbysën nga golat e David dhe Ikone me Lille që parakaloi pikërisht Lille në renditje dhe u ngjit përkohësisht e dyta.