Teuta e ka humbur takimin e sotëm ndaj Luftëtarit me rezultatin 2-3. Kjo ndeshje është shoqëruar nga të gjitha episodet, teksa në fund është vendosur nga një autogol i një prej futbollistëve vendas.

Në fundin e ndeshjes ndaj Luftëtarit, trajneri i Teutës, Stavri Nica, ka refuzuar të dalë në deklaratë për mediat. Gazetari i “Supersport”, Erald Kodheli, është shprehur se Nica nuk ka pranuar të dalë në një deklaratë:

“Nuk kam se çfarë të flas, e kam mbyllur me këtë lloj futbolli”, ka thënë Nica.

Kjo deklaratë mund të jetë një paralajmërim për një dorëheqje të mundshme të Nicës, por nuk përjashtohet edhe mundësia që këto fjalë nga ana e teknikut të Teutës të jenë dhënë në kushtet e vështira emocionale, në të cilat tekniku i Teutës ndodhej pas kësaj ndeshje. /vipsport/