Pas pese muajsh e gjysem problemesh te kaluara me demtimet, mesfushori shkodran Behar Ramadani eshte rikthyer sot te luaje per Vllaznine, ndonese vetem 11 minuta per shkak te nderprerjes se miqesores me Kastriotin.

Vlerat e ketij lojtari njihen nga te gjithe por ne sezonin e kaluar ka vuajtur jo pak nga demtimet te cilat e kane lene per nje periudhe jo te vogel jashte fushave te blerta. Qe prej fillimit te marsit, ai ka vuajtur jo pak ne kete drejtim dhe ka qene ne infermieri.

30 vjeçari konsiderohet nje element i rendesishem nga drejtuesit e Vllaznise dhe jo me kot rinovuan me te. Rikthimi i tij ne stervitje padyshim qe eshte nje lajm i mire dhe per me teper, ai mund te nise te luaje me skuadren.

Loja e tij ne repartin e mesfushes pritet te jete nje ndihme e madhe per skuadren ne arritjen e objektivave te saj per sezonin e ri, megjithate atij i duhet edhe pak kohe per te kapur ritmin e lojtareve te tjere.
www.shkodrasport.com