HomeKRYESOREBehari: Nuk kisha parë kaq gabime në pasime te kombëtarja jonë sa...

Behari: Nuk kisha parë kaq gabime në pasime te kombëtarja jonë sa në ndeshjen ndaj Kilit

Trajneri Ardi Behari, tha se Shqipëria duhet të mësohet të luajë me kundërshtarë si Kili, që sipas tij, i përafrohet Spanjës dhe Kroacisë.

Duke analizuar humbjen në miqësore, Behari deklaroi në emisionin “Skaner” në MCN TV, se nuk e kishte parë ndonjëherë Kombëtaren të gabonte kaq pasime.

“Skuadra duhet të mësohet të luajë me kundërshtarë të fortë, si Kili. U zgjodh sepse përafrohen me futbollin e Spanjës dhe Kroacisë, me kapacitetet e tyre teknike. Një nga benefitet e mëdha, është përballja me skuadra të këtij kalibri, që të përgatitesh për Europian.

Diferencat në fushë, nuk i bënë vetëm karakteristikat e lojtarëve, por edhe zgjidhjet që u bënë në fushë. Nëse do kishim shënuar në rastin e parë me Manajn, do ishte një ndeshje tjetër. Këtë e shfrytëzoi Kili, që shënoi në rastin e parë. E çuan lojën aty ku donin. Patëm një problem ndryshe nga herët e tjera, pasimet e gabuara.

Nuk e kisha parë ndonjëherë skuadrën tonë, të gabonte kaq shumë. Ndoshta u tensionuan nga rezultati dhe pësuam dy gola në fund. Ka lojtarë, të cilët kanë vendin e të pazëvendësueshmit. Duke filluar nga Berisha në portë dhe Ismajli në mbrojtje. Këto sollën këtë rezultat 3-0. Nuk ma pranon logjika pjesën e nënvlerësimit”- u shpreh Behari.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments