Shqipëria arriti të fitonte në shifrat 0-1 kundër Andorrës falë golit të Lenjanit. Megjithatë ajo që nuk ngrohu ishte loja e Kombëtares pasi nuk pati intensitet gjatë 90 minutave.

Ndaj paraqitjes se djeshme kane reaguar disa personazhe te njohura te futbollit shqiptar si Astrit Hafizi, Rudi Vata etj te cilet kane akuzuar edhe trajnerin per menyren e lojes.

Në median e “Sport Ekspres” ka dhënë opinionin e tij edhe figura e njohur e futbollit shqiptar, “arusha” Skerdi Bejzade.

Ai ka shkruar: “Te kishit çuar Vllaznine me luajt, do i kishin fut 5 gola Andores, por me nje ndryshim qe ne sulm te Vllaznise te luanin Uzuni dhe Broja. Ky trajner nuk i pershtatet hic grupit te lojtareve, eshte pak i ri ne moshe, duhet me gjet nje me te vjeter, te 100 vjeç”.