Diten e djeshme kemi publikuar lajmin e grumbullimit te gjashte futbollisteve te Akademise Vllaznia me kombetaren U19, nderkohe qe sot mesohet se nje tjeter pjestar i ekipit U19 te kesaj Akademie eshte grumbulluar me kombetaren U21.

Mbrojtesi i majte eshte bashkuar mengjesin e sotem ketij ekipi dhe eshte vene ne dispozicion te trajnerit Alban Bushi. Smajli duket se ka rene ne sy te stafit te ekipeve kombetare ne grumbullimet e tij me kombetaren U19 dhe si rrjedhoje tashme eshte thirrur edhe me Shpresat.

Lajmi per kete grumbullim te rradhes me ekipet kombetare te ketij futbollisti, eshte bere i ditur permes nje publikimi nga vete Akademia Vllaznia ne faqen e saj ku shkruan:

FUTBOLLISTI I AKADEMISË VLLLAZNIA GERALB SMAJLI GRUMBULLOHET ME KOMBËTAREN U21

Një tjetër futbollist i Akademisë Vllaznia është grumbulluar sot në ekipet kombëtare. Bëhet fjalë për mbrojtësin e ekipit U19 Geralb Smajli i cili është thirrur në kombëtaren Shpresa.

Ai është vënë paraditen e sotme nën urdhërat e trajnerit Bushi dhe do të jetë i gatshëm për të nisur menjëherë stërvitjen me ekipin. Akademia Vllaznia i uron përfaqësim sa më dinjitoz të fanellës kuqezi futbollistit Geralb Smajli!