Sulmuesi shkodran Rubin Hebaj nuk ndalet. Mbremjen e djeshme ka shenuar serish per skuadren e tij FC Andijan duke i dhene nje tjeter pike te rendesishem asaj me barazimin 1-1 ne transferte ndaj skuadres qe kryeson kampionatin e Uzbekistanit, Pakhtakor.

Ne fillim ka qene Pakhtakor qe ka kaluar i pari ne avantazh ne minuten e 53-te, por kur te gjithe mendonin se kjo skuader do ta fitonte ndeshjen, madje me nje rezultat edhe me te thelle, nuk ka menduar keshtu Hebaj.

Ne minuten e 78-te, 24 vjeçari shkodran ka vepruar bukur ne zone dhe me nje gjuatje te forte e ka derguar topin ne rrjete dhe ne kete menyre gjithçka eshte mbyllur ne barazim 1-1.

Me golat e tij Hebaj po e ndihmon Andijan te ngjitet ne renditje dhe per momentin kjo skuader mban vendin e gjashte, por me siguri qe do te pretendoje edhe per me lart.

Goli i djeshem eshte i 10-ti per Rubin Hebajn ne kete kampionat dhe si rrjedhoje kryeson tashme i vetem renditjen e golashenuesve me te mire te tij, duke lene ne vend te dyte serbin e Paktahor, Dragan Ceran.

Ecuria e Hebajt ne kete kampionat ka qene e shkelqyer deri tani sepse ne 12 ndeshje qe ka mbajtur te veshur fanellen e FC Andijan, ka shenuar 10 gola dhe ka dhene 2 asiste.
Gjergj KOLA