Vllaznia e futbollit te femrave ka mesuar pak minuta me pare emrat e kundershtareve me te cilin ajo do te ndeshet ne turin e pare te “UEFA Women’s Champions League”. Ka qene shorti i hedhur ne Nion ajo qe ka percaktuar gjithçka sa i takon ketij shorti.
Ajo do te jete pjese e grupit 7 sebashku me kampionen e Islandes Valur, Ankara Forget e Turqise dhe Hajvalia e Kosoves. Vllaznia fillimisht do te luaje ne gjysmefinale me 6 shtator ndaj ekipit dhe ne rast fitoreje ndaj tij, me daten 9 shtator do te ndeshet ne finalen e grupit 7 ndaj fitueses se çiftit Valur- Ankara Fomget.
Kuptohet qe kemi te bejme me nje short te veshtire ku mbi te gjitha spikat emri i Valur, kampiones se Islandes, nje vend qe e ka futbollin e femrave shume te zhvilluar. Megjithate, Vllaznia do te tentoje te beje me te miren per te tentuar kualifikimin.
Fillimisht ajo duhet te munde ne gjysmefinale ekipin kampion te Kosoves, Hajvaline, per te tentuar finalen dhe me pas per te shkuar edhe me tej ne kete kompeticion shume te rendesishem.
Pjesmarres ne shortin e hedhur ne Nion te Zvicres jane edhe presidenti i Vllaznise Lazer Matija dhe menaxherja e pergjithshme e ketij ekipi Matilda Matija.