Sulmuesi i Shqipërisë, Bekim Balaj, ka analizuar humbjen e pësuar kundër Islandës në një intevistë të dhënë pas ndeshjes për RTSH. Këto kanë qenë deklaratat e tij:

“Mund të kishim bërë diçka më shumë në sulm. Nuk është se nuk krijuam, por me më shumë kujdes mund të kishim bërë diçka më shumë. Cikalleshi? Jemi në një moshe dhe tani kemi mundësinë të kombinojmë me njëri-tjetrin. Sot nuk shënuam, por shpresojmë te ndeshjet e ardhshme”.

“Mesfusha bëri një punë të mirë sot dhe ka sulmuar shumë, por rastet e krijuara duhet t’i kishim shfrytëzuar më mirë. Sot kemi dhënë të gjithë maksimumin, nuk mund t’i vë gishtin një reparti.

Ne e dimë të gjithë se kush jemi dhe nuk jemi një skuadër e cila dominon kundërshtarin dhe godet 5 herë në portë. Ne bëmë mirë këtë ndeshje, kishim mundësi dhe nuk arritëm t’i shfrytëzonim ndërsa ata na ndëshkuan me vetëm një gol”, tha mes të tjerash Balaj./telesport/