Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBekim Balaj në stërvitje të diferencuar. Në dilemë për sfidën ndaj Kastriotit?

Bekim Balaj në stërvitje të diferencuar. Në dilemë për sfidën ndaj Kastriotit?

Vllaznia ka vijuar edhe diten e sotme pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te zhvilloje diten e shtune ne oren 14.00 ne stadiumin “Elbasan Arena” ndaj ekipit te Kastriotit. Seanca e rradhes eshte zhvilluar ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe eshte ndjekur edhe nga ana e presidentit Xhaferi qe po mundohet t’i qendroje afer skuadres.

Ajo çfare eshte konstatuar ne kete seance, ka qene stervitja e diferencuar e sulmuesit kryesor te kuqebluve, Bekim Balaj. Siç shikohet edhe nga kjo foto, ai ka bere vrapime te lehta sebashku me Esat Malen qe siç dihet eshte ne fazen e rikuperimit.

Megjithate do te jete dita e neserme ajo qe do te vendose nese Balaj do te jete i gatshem apo jo per takimin e se shtunes, ne nje kohe qe i pamundur duket se do te jete edhe kapiteni Gurishta.

Me keto probleme, por edhe me situaten psikologjike jo te mire qe ekziston ne skuader pas humbjes se fundit 0-4 ndaj Egnatias, veshtiresia e Vllaznise shtohet edhe me shume per te dale nga ky moment i veshtire. Megjithate kuqeblute duken te vendosur per te bere autokritike dhe per te mos e çuar dem sezonin e tyre./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments