Sulmuesi shkodran Bekim Balaj ka qenë sot protagonist i fitores së arritur nga skuadra e Terek Groznit, që tashmë, pasi ka ndryshuar emrin, quhet Akhmat Grozni. Një sukses i rëndësishëm në kampionat, ndaj Amkarit. Fitore minimale, me gol të Leo Jabës, teksa pasimi ishte i shkodranit, që luajti 90 minuta, ndërsa në stol, si spektatorë, qëndruan Bernard Berisha dhe Odise Roshi.

Por, si e ka dhënë pasimin e golit Balaj? E çuditshme por e vërtetë, nga goditja e këndit. Ai ka krosuar në mënyrë të ngjashme siç bënte dikur Pirlo dhe shoku i tij i ekipit ka kërcyer saktë me kohë duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke shënuar golin e fitores për Akhmat. Në këtë mënyrë, Balaj e nis si protagonist edhe sezonin e ri ndërkohë që në javët e ardhshme pritet të jetë i rëndësishëm edhe me golat e tij.

© shkodrasport.com