Karim Benzema jetoi një vit të jashtëzakonshëm po aq dhe të tmerrshëm. Topi i Artë ishte maja e suksesit, por pak muaj më vonë pësoi një dëmtim që i mohoi aktivizimin në Kupën e Botës.

Shumë media të huaja kanë shprehur mundësinë që Benzema ka për të luajtur në Katar 2022.

Trajneri Deschamps nuk e largoi atë nga lista e lojtarëve dhe pse pësoi dëmtimin një ditë para startit të Kupës së Botës. Mundësia që ai të luajë në këtë edicion është ende prezent.

Si një lojtar i përfshirë në listë ai mundet të jetë nga minuta e parë gjatë këtij kompeticioni. Ky është një vendim që i takon i gjithi trajnerit Didier Deschamps. Në rast se Benzema rikuperohet në kohë për të qenë i pranishëm gjatë Kupës së Botës, “Topi i Artë” mund të bëjë rikthimin e madh në kombëtare.

Mungesa e tij që në vitin 2015 me kombëtaren e “Gjelave” solli një entuziazëm të madh pasi do të vishte pas shumë kohësh fanelën në një kompeticion kaq të rëndësishëm. Benzema u kthye të luante me kombëtaren në 2021.