Superliga shqiptare mbyll sot javën e 24 me sfidën Skënderbeu – Dinamo. Dueli merr jetë në 16:45 dhe zhvillohet në stadiumin e Korçës. Të ndodhur në fundin e klasifikimit, dy skuadrat këkrojnë pikët maksimale për të marrë frymë në renditje.

Të dyja skuadrat prej javësh janë në vendnumëro, teksa nuk kanë shijuar fitoren. Në një ndeshje të tillë vlejnë vetëm tri pkët, me klubet dhe lojtarët që janë koshient për situatën që po kalojnë.

Pas 23 ndeshjeve të luajtura, Dinamo renditet në vendin e parafundit me 20 pikë, tre më shumë se Skënderbeu që mban vendin e fundit.

Superliga, sot – 16:45

Skënderbeu – Dinamo