Edhe pse ka rënë nga Kategoria, Besëlidhja vazhdon të zhytet gjithnjë e më shumë. Lezhjanët kanë humbur edhe në ndeshjen e rradhës me rezultatin e thellë 0-3 ndaj Flamurtarit në Lezhë.

Vendasit bënë shumë pak në këtë ndeshje për të marrë qoftë edhe një pikë, me vlonjatët që vulosën triumfin e tyre me tre gola, një në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën. Ndeshja nisi me skuadrën e Flamurtarit në sulm që sulmon që në fillim dhe vlonjatët gjejnë golin që në të 7-tën pas një sulmi nga e djathta.

Fraksioni i parë do të mbyllet me fitoren e Flamurtarit në shifrat 0-1. Ndërkoihë, edhe i dyti nis nën kontrollin e Flamurtarit. Pas disa sulmesh të vlonjatëve dhe të ndonjë tjetri sporadik të Besëlidhjes, në të 54-tën Flamurtari dyfishon duke dërguar rezultatin në 0-2.

Deri në minutat e fundit shtesë, ndeshja nuk sjell asgjë të re. Ndërkohë, në minutën e 90-të, vlonjatët e mbyllin ndeshjen duke trefishuar rezultatin. Kështu, i gjithë takimi mbyllet me fitoren e Flamurtarit me shifrat 0-3.

Poashtu, duhet theksuar fakti se në këtë ndeshje luajtën edhe katër futbollistë shkodranë. Pikërisht, bëhet fjalë për kapitenin Klejdi Dibra dhe Samet Hepaj që luajnë në rradhët e Besëlidhjes, ndërsa në anën tjetër tek Flamurtari luajtën Denis Pjeshka dhe Behar Ramadani.

Pas kësaj humbjeje, pozitat e Besëlidhjes rëndohen edhe më shumë pas rënies nga Kategoria. Ajo mbetet në kuotën e 17-pikëve dhe mban sërish vendin e fundit në renditje. Ndeshjen e fundit të kampionatit, Besëlidhja do ta luajë ndaj Korabit në transfertë. /Maringlen ZHIVANI/


Besëlidhja-Flamurtari 0-3

Golat: Augusto 7’, Oliveira 54’, Vitija 90’

Besëlidhja (4-4-2): Kodra, Alessandro, Gjikolaj (Metaliaj 46’), Dibra (kap), Jaku, Icaro (Veseli 61’), Bruka, Hepaj, Përgjoni (Tatej 57’), D. Marku (Alçani 46’), Shehu (Daija 46’) (në dispozicion: Varfi, N. Marku, Nikolli, Robert) Tr: Alert Alçani

Flamurtari (4-2-3-1): Kuka, Liçaj, Pjeshka (Kondaj 46’), Vitija, Silva, Yuri, Ramadani, Fernandinho (Bylykbashi 73’), Oliveira (Luisinho 55’), Ribaj (kap), Augusto (Jonatan 73’-Qarri 85’) (në dispozicion: Kaloshi, Disha, Qarri) Tr: Diego Longo.

Arbitër: Granit Sulko

Kartonë të verdhë: Alessandro 29’ / Liçaj 45’