Besëlidhja në pjesën e parë të sezonit nuk ishte në lartësinë që priste presidenca dhe klubi, madje lezhjanët kanë lënë pikë në shtëpi në takime deçizive, sidomos me Burrelin, por ajo që dogji më shumë është barazimi me Orikumin.

Pritet që në ditët e para të janarit të ketë një verdikt për tre lojtarë serbë, të cilët kanë qenë në provë, ndërkohë që nga sa bëhet e ditur, në Lezhë priten edhe përforcime të tjera.

Po që janë lojtarë që janë ndjekur nga stafi dhe drejtuesit. Lojtarë do të afrohen në ato pika nevralgjike ku skuadra ka hasur vështirësi.

Besëlidhja ka më shumë se një dekadë që nuk heq dorë për të synuar Superioren, ndaj edhe këtë sezon edhe pse ka shumë konkurrencë në Grupin A, lezhjanët do të kërkojnë një nga dy vendet e para edhe pse diferenca nuk është shumë e madhe.
/Vipsport/