HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBesëlidhja nuk ia del, Elbasani kualifikohet në turin e dytë të Kupës

Besëlidhja nuk ia del, Elbasani kualifikohet në turin e dytë të Kupës

Pavaresisht deshires dhe perpjekjeve per te fituar dhe per t’u kualifikuar, Beselidhja nuk ia doli te shkonte ne turin tjeter te Kupes se Shqiperise sepse eshte mundur me rezultatin e paster 3-0 nga Elbasani.

Ndeshja eshte luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Beselidhja” dhe eshte dominuar nga futbollistet e drejtuar nga trajneri Nevil Dede. Ata shënuan golin e pare me ane te Rami në minutën e 41-të dhe me pas ka qene Clement në të 43 minutë qe ka dyfishuar shifrat.

Pjesa e pare ne kete menyre eshte mbyllur me rezultatin 2-0. Në fundin e lojës ishte Leo Melo që shënoi golin e tretë dhe te fundit te ndeshjes dhe ne kete menyre gjithçka eshte mbyllur ashtu si duhet, me Elbasanin qe shkon ne turin e dyte te Kupes se Shqiperise.

Ne ndeshjen tjeter, në stadiumin e Vlorës Flamurtari vendas fitoi 2-0 me AF Luftëtarin. Golat për djemtë e Emiljano Çelës u shënuan në pjesën e dytë. Ishte Fabjan Beqja që kaloi në epërsi të tijtë në minutën e 64, teksa në fundin e ndeshjes, në të 90+2 minutë ishte Di Estefano që shënoi golin e dytë, me vlonjatët që kalojnë më tej.


Kupa e Shqipërisë – turi 1/32:

Flamurtari 2-0 AF Luftëtari (Beqja 64′, Di Estefano 90+2′)

Besëlidhja 0-3 AF Elbasani (Rami 41′, Klement 43′, Melo 83′)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments