Veleçiku nuk ka arritur te fitoje ne ndeshjen e rradhes per kampionat, ate ndaj Terbunit, e cila u luajt pasditen e se dieles ne Koplik dhe qe perfundoi ne barazim me rezultatin 1-1.
Golit te Jurgen Gjinit iu pergjigj nje kryeveper e Arsen Banushajt ne pjesen e dyte, por duhet thene se ne kete 45 minutesh te dyte Veleçiku ka dominuar ne fushe dhe ka qene me prane fitores. Trajnerit te tij Besnik Duli i vjen keq per kete gje teksa pas ndeshjes eshte shprehur:
“Gjate gjithe javes para ndeshjes me Terbunin, si pasoje e reshjeve te shiut kemi patur probleme me stervitjen dhe kjo beri qe ne ndeshje te vonoje te hyje ne loje. Ne aspektin e lidhjes se aksioneve, nga reparti ne repart dhe konkludimi para portes, ne pjesen e pare la shume per te deshiruar.
Si rrjedhoje e nje mosperqendrimi, pesuam edhe gol. Por ne pjesen e dyte, nga menyra si u zhvillua loja, por edhe ne teresi per 90 minutat e kesaj ndeshje, une them se Veleçiku e meritonte plotesisht fitoren.
Kishte nje rrjedhshmeri aksionesh ne pjesen e dyte, kishte aksione te panumerta, por konkludimi la per te deshiruar ne kete ndeshje. Por epersia ne fushen e lojes erdhi nga freskia fizike qe kishte ekipi yne. Une pergjithesisht jam i kenaqur me ekipin. Sigurisht qe ka edhe te meta, por do te punojme per t’i korigjuar ne te ardhmen”./SHKODRA-SPORT.COM/