Brenda kater ditesh Besnik Ndoj ka bere gjithçka. Duke filluar nga autogoli ndaj Gramshit qe i mohoi fitoren Ades, deri tek goli i shenuar ne minuten e 94-te qe i dha fitoren asaj 3-2 ne ndeshjen e fundit ndaj Shenkollit.

Portieri velipojak eshte shnderruar kesisoj ne protagonist, ndonese eshte 40 vjeç. Ne nje interviste te dhene per TV1 Channel, ai ka shprehur emocionet e tij pas atij goli te pazakonte:

“Ishte me të vertete një emocion i veçantë, pasi vinim mbas një ndeshje me Gramshin që përfundoi 1 me 1 dhe në një farë mënyrë për golin e pësuar në Gramsh e kisha si përgjegjësi personale që t’ia shbërblej skuadrës në ndeshjet e tjera. Ishin minutat e fundit dhe po luhej koha shtesë, pyeta arbitrin dhe më tha se ka edhe një minutë lojë.

Lashë portën dhe shkova në portën kundërshtare për të marrë pjesë në një krosim në zonë. Erdhi topi nga lart, e stopova me gjoks, e ula poshtë duke e dërguar në rrjetë. I gëzuar shumë që ndihmova ekipin për të marrë tre pikë, dhe kënaqësi individuale pasi e ndjeja si përgjegjësi për ta bërë një gjë të tillë.

Rëndësi ka ekipi dhe jo historia për mua. Sepse jemi një grup sportistësh shumë të motivuar për lojë me çuna shumë të mirë duke filluar tek trajneri Adi Mehja, i cili po bën dy punë të mrekullueshme, edhe lojtarin në fushë por edhe trajnerin, sepse është një sakrificë e madhe të kryesh dy detyra njëkohësisht.

I uroj të gjithë çunave shumë respekte dhe faleminderit për sakrificat dhe kontributin që po japin për këtë ekip. E nisëm në fillim një grup krejt i thjeshtë, u ofruan çunat, respekte për të gjithë, dhe ja ku jemi me vetem një pikë larg pozicionit në tabelë për fazën Play-Off.”- eshte shprehur ai.

Besnik Ndoj ben edhe detyren e trajnerit te portiereve tek kjo skuader por edhe tek Akademia e Ades, nderkohe qe edhe dy djemte e tij luajne po ashtu si portiere me ekipet e kesaj Akademie. Nje tradite qe vazhdon dhe nuk ka si behet me bukur…