Cesena në Serinë C të Italisë është fokusuar te elementët e rinj të talentuar, duke rinovuar deri në vitin 2025 me binjakët Stiven dhe Cristian Shpendi.

Sulmuesit e vitlindjes 2003 qe jane me origjine nga Puka, prej disa sezonesh janë pjesë e skuadrës italiane, ndërsa forma e tyre ka bërë që të vijë edhe rinovimi me tre vite.

Të dy sulmues dhe ende pa mbushur 19 vjeç, lojtarët e Kombëtares U-19 të Shqipërisë do vijojnë të jenë pjesë e Cesena.

“Cristian dhe Stiven u konfirmuan si binjakë edhe në fushë, por edhe në jetë, me numra pothuajse identikë. Në sezonin e parë të luajtur me ekipin nën 17 vjeç të drejtuar nga z. Masolini, Cristian dhe Stiven garuan në 16 ndeshje secili, duke shënuar 14 herë i pari dhe 11 Stiven.

I njëjti numër ndeshjesh (15) dhe gola (13) edhe në kampionatin Primavera 3, ku dy sulmuesit italo-shqiptar e tërheqin skuadrën e drejtuar nga Giovanni Ceccarelli në finalen e humbur ndaj Arezzo. Së fundi, në kampionatin aktual Primavera 2, Cristian ka një mesatare prej 10 golash, Stiven bën edhe më mirë me 15 gola në 11 ndeshje.

Të dy, këtë sezon debutuan edhe në ekipin e parë (kundër Olbias për Cristian, kundër Ancona Matelica për Stiven) dhe debutimin e tyre në Kombëtaren U-19 të Shqipërisë ku bënë përkatësisht 8 dhe 2 paraqitje”, shkruhet në njoftimin e klubit.