Ndonese ka arritur te shpalle 5 kampione ne peshat respektive, po aq sa edhe Studenti, Vllaznia U18 nuk ka arritur dot te shpallet kampione kombetare per vitin 2024. Per çeshtjen e titullit kane vendosur vendet e dyta dhe si rrjedhoje me 4 te tille te Studentit perballe 2 te ekipit shkodran, kane qene kryeqytetasit qe kane merituar kupen e ekipit kampion.

Ky kampionat eshte zhvilluar per tre dite me rradhe ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe ka kulmuar me finalet qe jane zhvilluar diten e sotme te cilat jane shoqeruar me nje rivalitet te forte.

Per Vllaznine kampione jane shpallur boksieret: Ergys Uruçi pesha 57 kg, Tonin Prela pesha 63 kg, Arvjos Kroj pesha 80 kg, Renato Gurra pesha 86 kg dhe Dario Gjetaj pesha +92 kg.

Ne fund te ndeshjeve eshte zhvilluar edhe ceremonia e vleresimit te me te mireve. Boksieri shkodran Tonin Prela eshte vleresuar si boksieri me luftarak i kampionatit, ndersa boksieri tjeter i Vllaznise Renato Gurra eshte shpallur si boksieri me teknik. Nderkohe kupa e boksierit me te mire ka shkuar per boksierin e Studentit Stiven Xixi./www.shkodrasport.com/