Largimet nga Vllaznia e volejbollit te femrave nuk kane fund. Pas Antoneta Molles dhe Xhesika Kaçit qe pak dite me pare firmosen me “Barleti Volej”, nga ekipi shkodran se fundmi kane ndodhur edhe tre largime te tjera.
Dhe behet fjale per tre largime me peshe qe do te ndikojne shume ne ecurine e metejshme te ekipit shkodran. Behet fjale per kapitenin Klavia Peteza, per liberon Stela Kiri dhe per lojtaren tjeter, Leda Preçetaj.
Nga sa mesohet, te tre keta lojtare do te kalojne tek i njejti ekip, Skenderbeu i Korçes qe duket se do te kete pretendime serioze ne sezonin e ri.
Largimi i 5 volejbollisteve nga Vllaznia eshte treguesi me i mire i problemeve qe jane krijuar muajt e fundit tek ky ekip dhe qe nuk po gjejne zgjidhje. Si rrjedhoje, nje brez i tere lojtaresh cilesore i rritur me shume veshtiresi, tashme do te jape kontributin e tij jo ne Shkoder por ne ekipet e tjera te kampionatit shqiptar.
www.shkodrasport.com