Brahim Diaz i ka dhënë lamtumirën Milanit pas 3 sezonesh, teksa do të rikthehet tek Real Madridi. Përmes një video emocionuese në rrjetet sociale, mesfushori spanjoll falenderon klubin kuqezi si dhe tifozët.


Mesazhi

“I dashur Milan, sot më duhet të them lamtumirë dhe të falënderoj për gjithçka që kemi përjetuar së bashku. Që në momentin e parë që vesha këtë fanellë, e dija se isha në një vend të veçantë.

Shokët e mi. Ju keni qenë si familje për mua, pasi kemi ndarë të qeshura, lot dhe suksese. Ju më keni mësuar kuptimin e vërtetë të përpjekjes dhe punës në grup. Falenderime të përzemërta për trajnerin, stafin, mjekët dhe njerëzit e klubit.

Dhe për ju tifozë, çfarë të them!? Jeni më të mirët. Me mbështetjen dhe pasionin tuaj, na keni shtyrë në çdo lojë. Thirrjet dhe energjia juaj e bënë çdo moment në fushë të paharrueshëm. Unë jam vërtet mirënjohës për gjithë dashurinë dhe inkurajimin që më keni dhënë gjatë kohës sime këtu. E di që si në momente të mira ashtu edhe në të këqija do të vazhdoni të brohorisni dhe mbështesni këtë ekip.

Kjo lamtumirë nuk do të thotë se do të të harroj. Do të mbaj gjithmonë në zemër kujtimet e momenteve që kemi jetuar së bashku, si gola të rëndësishëm, fitore emocionuese dhe festime të çmendura. Por edhe momentet e vështira që na bënë më të fortë si ekip.

Ju përshëndes me nostalgji, por edhe me emocion për atë që do të vijë.

Forca Milano!”