Situata e komplikuar në Mynih ka bërë mediat gjermane t’i mëshojnë fort idesë rreth të sakrifikuarit të radhës te rekordmenët, ku emri i Oliver Kahnit po lakohet gjithnjë e më shumë në postin e shefit.

Edhe pse Uli Hënes nuk është i panjohur në “Allianz Arena”, emri më interesant lidhet me familjen tij, pikërisht me djaln Florian Hënes. Megjithatë, nëse duhet t’i hedhim një sy gamës së 43-vjeçarit, na bën të kuptojmë se Bajerni është kthyer në “kamp trajnimi”, pas përfshirjes së Kahnit në këtë pozitë vetëm prej historisë së tij me klubin.

I biri i Ulit në spektrin profesional të menaxhimit përkon vetëm me administrimin e biznesit, i ndërtuar nga babai i tij “HoWe Wurstwaren KG”. Marrja e kësaj detyre i ka zanafillat në korrik të vitit 2002, biznes që u themelua në vitin 1985 me 300 punonjës.

Në datëlindjen e 70-të të Ulit, Floriani u shpreh se e admironte kulturën e debatit, nuk mbante mëri dhe është i hapur për dialog, po ashtu pranimin e gabimeve. Deri në moshën 14-15 vjeç prononcohej se deri në atë periudhë në fëmijërinë e tij ishte vetëm futbolli.