Donald Trump ishte në fokusin e trajnerit Tite, i cili i kujtoi presidentit të SHBA pesë titujt botëror të Brazilit, ndërsa më herët, kreu i Shtëpisë së Bardhë kishte bërë shaka me eliminimin e hershëm të “Selecao” nga Botërori i Rusisë, zhvilluar kësaj vere.

Këtë shaka, Trump e bëri pas vizitës së Gianni Infantino në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, muajin e kaluar.Ndërsa priti presidentin e FIFA-s, Trump mori një pyetje nga një gazetar brazilian, para se të përgjigjej: “Vendi i futbollit… Unë mendoj se keni pasur një problem kohët e fundit”.

I pyetur për një përgjigje në prag të miqësores së të martës kundër El Salvador, në Maryland, trajneri i Brazilit, Tite, ngriti pesë gishtat dhe u tha gazetarëve: “Përgjigja ime për Trump është se kemi pesë tituj botërorë”.

Brazili do të përballet me El Salvador në “FedEx Field”, pas fitores së javës së kaluar 2-0 ndaj SHBA. Neymar ishte në fokus kundër SHBA, sepse luajti ndeshjen e tij të parë si kapiten i përhershëm i gjigandëve të Amerikës së Jugut.

Nëse sulmuesi i PSG do të jetë në fushë të martën, 26-vjeçari do të shkojë në nivelin e legjendës së Brazilit, Pele, me 92 paraqitje ndërkombëtare, teksa rekordi në këtë drejtim mbahet nga Cafu, me 142 ndeshje. Në këtë pikë të gjërave, Tite tha:

“Të gjitha këto të dhëna janë të rëndësishme. Besoj se Neymar e kërkon këtë brenda kontekstit. Duke qenë se njohja nuk është një mëkat, rritja nuk është mëkat, aftësitë teknike nuk janë mëkat, unë jam duke i dhënë mundësinë Neymarit që të reinvent.

Ai ka të dhëna të rëndësishme dhe të jashtëzakonshme, gjithashtu ka një solidaritet që do ta tregojë gradualisht. Duhet të marrë pjesë vetëm në një pjesë të lojës nesër, sepse duhet të menaxhojmë disa situata dhe faktorë të rëndësishëm. Mbi të gjitha, skuadra duhet të luajë mirë dhe të fitojë”./telesport/