Trajneri i Vllaznisë, Brdariç, ka dhënë një rrëfim të gjatë për emisionin “Skaner” që transmetohet në “MCN”. Atje është shpjeguar gjithë kjo periudhë e nxehtë në kampin e shkodranëve mes shkarkimit nga mediat dhe rikthimit, megjithëse faqja zyrtare e Vllaznisë nuk reagoi për asnjë moment për zyrtarizimin.

Brdariç është i ndërgjegjshëm sesa shumë e ndiejnë në Shkodër ekipin e zemrës, por nga ana tjetër kërkon edhe vendosjen e logjikës në punë.

Nuk është se lojtarët tanë kanë paga të larta, kanë paga të mesme dhe deri diku të ulëta në krahasim me ekipet që pretendojnë titullin. Lojtarët e mi kanë bërë një super punë deri tani në Superiore. Tifozët e duan shumë Vllazninë.

Kur luan Vllaznia askush nuk është rrugë, ndoshta vetëm disa qenë. Por duhet të jesh i çmendur që të shtosh presionin e madh te ky grup i lojtarëve duke ditur formimin dhe vështirësitë”, ka thënë Brdaric. /Sport Ekspres/