Të gjithë e njohin Bujar Qamilin për zërin e tij të mrekullueshëm, për këngët e shumta me të cilat personifikohet, duke u bërë kësisoj një nga këngëtarët më të njohur në Shqipëri.

Po ashtu, të gjithë e njohin edhe pasionin e tij për futbollin sepse ka luajtur vetë futboll deri me të rinjtë e Vllaznisë dhe më pas e braktisi këtë lojë për t’iu përkushtuar muzikës.

Por jo vetëm kaq. Ai është gjithnjë pranë Vllaznisë sa herë që i jepet mundësia për ta mbështetur si tifoz nga shkallët e stadiumit.

Bujar Qamili është bërë protagonist edhe me dy këngët kushtuar kësaj skuadre kur ajo u shpall kampion në vitet 1998 dhe 2001.

Por tashmë Mjeshtri i Madh duket se ka “ndryshuar” sport. Ka vendosur të merret me boksin dhe për t’u stërvitur ka zgjedhur një mjeshtër si Jetmir Kuçin. Videoja e mëposhtme e tregon më së miri këtë gjë:
© shkodrasport.com