Ndeshja Vllaznia- Bylis qe do te luhet diten e hene ne stadiumin “Loro Boriçi”, konsiderohet shume e rendesishme per te dy ekipet te cilet aktualisht jane shume prane njeri- tjetrit ne renditje. Ekipi shkodran pritet te kete serish mungesa edhe ne kete takim, nderkohe qe ndryshe qendron puna ne kampin ballshiot.
Bylis iu inponua Skënderbeut në shtëpi, duke fituar 1-0 për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë. Për ballshiotët një mungesë e madhe ishte qendërmbrojtësi Jurgen Goxhaj.
27 vjeçari është një nga pikat më të forta për të tijtë, aqsa ishte deçiziv në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke I dhënë mallakastriotëve tri pikë të arta me golin ndaj Teutës.
Lojtari është rikthyer të stërvitet individualisht, duke qenë thuajse gati për sfidën e javës së 29 ndaj Vllaznisë në Shkodër. Dëmtimi nuk është I rëndë, duke bërë që ish-lojtari I Tiranës të jetë gati për trajnerin Dovedan.