Bylisi do të sfidojë Vllazninë në “Loro Boriçi” më 1 prill, sfidë e vlefshme për javën e 27-të të Abissnet Superiore që përmbyll edhe fazën e tretë të kampionatit.

Një sfidë shumë e rëndësishme për ballshiotët që kërkojnë të marrin pikë në Shkodër për të shpresuar deri në fund në misionin mbijetesë. Por nuk do të jetë aspak e lehtë për trajnerin Naxhi Shensoin.

Drejt Shkodrës do të niset i “dërrmuar” prej mungesave. Anthony Beji dhe Felipe Souza janë prej javëësh të dëmtuar dhe rikthimi i tyre për këtë sezon mbetet në dyshim. Por kësaj liste i shtohet edhe Xhoele Maçolli që do të mungojë 3 javë për shkak dëmtimi.

Sikur të mos mjaftonte vetëm kaq, por do të mungojë edhe Eskuerdinja, me këtë të fundit që ka plotësuar numrin 4 të kartonëve të verdhë. Mungesa këto mjaft të rëndësishme për mallakastriotit në këtë fazë të kampionatit./newsport/