Fabio Capello ka futur në skaner kampionatin italian të futbollit. Trajneri i njohur, tashmë në rolin e një specialisti futbollit, mendon se Juventusi është favorit për të fituar Serie A. Ai flet edhe për rikthimin e Allegrit te bardhezinjtë, Ronaldon dhe argjentinasin Paulo Dybala.

“Për mua Juventusi është favorit, edhe pse shikoj një Serie A të ekuilibruar. Edhe pas largimit të Conte e shikoja Interin para të tjerëve, por me Lukakun ndryshon gjithçka”, shprehet fillimisht Capello në intervistën e dhënë për Corriere dello Sport.

Më tej ai shton: “Allegri nuk është nga ata që fluturon shumë. Kur drejtoni një grup më lojtarë të mëdhenj, nuk duhet të ndiqni trendin, por vetëm të përshtatesh sistemin tënd me lojtarët. Tani që është rikthyer i merr ai të gjitha përgjegjësitë”.

“Ronaldo? Duhet të jemi të qartë me lojtarët, me të gjitha, nga fëmijët e deri te kampionët. Sigurisht që të gjithë mund të trajtohen njëlloj. Rëndësi ka që ai të sillet si Ranocchia. Duhet që trajneri të ketë guxim dhe të sillet me të gjithë njësoj, kjo të bën të jesh i respektuar nga të tjerët”.

“Dybala ka gjithçka për të qenë kampion por mund t’ju them diçka. Shikoni Insigne: ai ishte i mirë me topin dhe pastaj dikush i tha që gjithashtu duhet edhe të vraposh. Dhe ai vrapo për shokët e tij të skuadrës. Dybala duhet të japë një sinjal”.