Llazani: Vllaznia jo thjesht për pjesmarrje në Ligën Ballkanike

Pallati I sportit “Qazim Dervishi” është drejt përfundimit të rikonstruksionit dhe tashmë ka marrë një formë krejt tjetër. Parketi I tij ka përfunduar dhe po bëhet lyerja e fushës ndërkohë që kanë mbetur edhe pak gjëra për sistemimin përfundimtar të këtij impianti sportive si tek dhomat e zhveshjes ashtu edhe tek tribuna Vip dhe ajo e gazetarëve. Për të inspektuar punimet që po bëhen dhe për të dhëna këshillat e fundit për përmbylljen e investimit, ka qenë I pranishëm sot në Shkodër edhe sekretari I Federatës Shqiptare të Basketbollit Korab Llazani. Në një intervistë për gazetën shkodrasport.com, ai shprehet I kënaqur me punimet e bëra dhe angazhimin e të gjitha strukturave.
Vllaznia fiton në Podgoricë 83-77 miqësoren me Zetën

Tre ndeshje miqësore, tre fitore për ekipin e Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Përgatitjet e këtij ekipi për pjesmarrjen në Ligën Ballkanike duket se po shkojnë në mënyrën e duhur. Ato gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar tre takime miqësore, fillimisht në Kosovë me ekipin Bashkimi të Prizrenit, më pas me ekipin e Ulqinit dhe dje kanë zhvilluar ndeshjen e rradhës ndaj ekipit të Zetës që është nënkampion i Malit të Zi. Në fund të kësaj miqësoreje të luajtur në Podgoricë, Vllaznia ka fituar me rezultatin 83-77 pas një lojë të dominuar gjatë të gjithë kohës nga shkodranët.
Vijnë basketbollistët malazezë Gavriniq e Pajoviç dhe kroati Petriç
Hidhet shorti i Ligës Ballkanike. Vllaznia pjesmarrëse në grupin B

Eshte hedhur shorti i Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj. Siç është bërë e ditur tashmë, në këtë edicion, do të marrë pjesë për herë të parë edhe një ekip nga Shqipëria, pikërisht kampionia e saj në fuqi, Vllaznia e Shkodrës. Me hedhjen e shortit, shkodranët kanë mësuar emrat e ekipeve kundërshtare. Kuqeblutë do të bëjnë pjesë në grupin B bashkë me ekipet kampione të Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi. Takimi i parë do të jetë ai që skuadra e drejtuar nga trajneri Bledar Gjeçaj do të luajë në pallatin e sportit të Prishtinës, ndaj skudrës së Sigalit.
Një basketbollist amerikan dhe një kanadez për Vllazninë
"Çmenden" drejtuesit e shoqatës së basketbollit të Vllaznisë. Në prag të nisjes së ndeshjeve të Ligës Ballkanike ku ato do të marrin pjesë sivjet, po kërkojnë të bëjnë disa përforcime me basketbollistë cilësorë. Shkodranët së pari kanë kërkuar të mbajnë në skuadër basketbollistin slloven Mirza Sarajlija që ishte pjesë e saj edhe sezonin e kaluar kur u shpallën kampionë. Por supriza e bukur ka ndodhur në stërvitjen e pasdites së djeshme. Aty kanë qenë të pranishëm edhe dy basketbollistë të tjerë të huaj. Bëhet fjalë për amerikanin Chriss Scott dhe kanadezin Innosent Emmanuel. Kampionatet e basketbollit nisin në fillim të tetorit. Klubet kundër kësaj shtyrje
Pas volejbollit edhe kampionatet e basketbollit do të nisin me vonesë në sezonin e ri. Kur mendohej që kampionati kombëtar I basketbollit për meshkuj ashtu edhe për femra, të nisnin në gjysmën e muajit shtator, Federata përkatëse ka vendosur që ato të nisin në fillimin e muajit tetor. Madje, edhe për këtë, ende nuk ka një datë të saktë. Shumë prej klubeve, ndër të cilët edhe Vllaznia, nuk kanë qenë dakord me një vendim të tillë. Megjithatë duket se ankesa e tyre nuk ka zënë vend sepse çdo gjë për këtë shtyrje duket e vendosur. Punimet në “Qazim Dervishi” vazhdojnë me ritme të kënaqshme

Punimet për rikkonstruksionin e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” po ecin me ritme të kënaqshme dhe pritet që të mbarojnë Brenda afatit. Kjo është bërë e ditur nga ana e shefit të klubit shumësportësh Mark kroqi në një intervistë për gazetën shkodrasport.com. Sipas tij, tashmë po bëhet puna kryesore për shtrimin e parketit dhe shumë shpejt ai mendon se ky impiant sportiv do të marrë një pamje krejtësisht tjetër.Kësisoj pas vendosjes së sistemit të aspirimit tashmë po ndërrohet edhe parketi dhe pallati I sportit “Qazim Dervishi” po bëhet gati për të pritur ndeshjet e Vllaznisë në Ligën Ballkanike që siç dihet do të startojë në muajin tetor të këtij viti.
Nis rikonstruksioni i pallatit të sportit “Qazim Dervishi”

Prej dy ditësh puna ka nisur. Ndonëse me një fuqi punëtore jo shumë të madhe aktualisht, firma fituese e tenderit, ka premtuar se në ditët në vijim, fuqia punëtore do të rritet dhe intensiteti i punimeve do të përshpejtohet. Gjëja e parë që do rikonstruktohet do jetë parketi. Ka filluar heqja e parketit ekzistues dhe shumë shpejt do të vendoset i riu, që do të jetë krejt ndryshe nga ky aktuali. Vendosja e parketit do t’i mundësojë ekipit të basketbollit të Vllaznisë vazhdimin e procesit stërvitor aty. Njëkohësisht bashkë me këtë proces, do të nisë edhe zgjerimi i fushës. Mendohet që përmasat e fushës pas këtij rikonstruksioni të jenë në parametrat e duhura për ndeshje ndërkombëtare.
Në dyshim pjesmarrja e Vllaznisë në Ligën Ballkanike

Punimet per rikonstruksionin e pallatti te sportit duhej të kishin nisur. Të paktën kështu u pat premtuar se në fillim të korrikut, punëtorët do kishin mbërritur në ambjentet e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” për të nisur punën. Por nuk ka ndodhur kështu. Arsyeja ka qenë ana proceduriale. Në fillim ka qenë ftesa për firmat e ndërtimit, më pas rregjistrimi në tender ku kanë marrë pjesë 7 firma. Zhvillimi I tenderit ka nxjerrë edhe firmën fituese por për arsye procedurash, ajo ende zyrtarisht nuk ka nisur nga puna.
Vllaznia kampione edhe me U-12. Katë tituj kampion në basketboll
Një sezon që ka folur i gjithë për Vllazninë në basketboll. Pas titullit kampion me të rriturit dhe atij me të rinjtë, ditët e fundit ekipet e klubit Vllaznia kanë arritur të fitojnë edhe dy tituj të tjerë kampionë. Fillimisht me U-16 ndërsa sot është shpallur kampion edhe me U-12. Ndeshja finale është luajtur në mesditë në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" dhe përballë ekipit shkodran ka qenë Superior Klima e Tiranës. Epërsia e basketbollistëve të vegjël të Vllaznisë të drejtuar nga ana e trajnerëve Bledar Gjeçaj dhe Afërdita Rakaj ka qenë e madhe dhe në fund ata janë shpallur fitues duke merituar kështu edhe titullin kampion. 

















