Vllaznia humb me 4 pikë miqësoren me Bashkimin e Prizrenit

0

Me 4 pikë diferencë e ka humbur miqësoren e dytë ekipi i basketbollit të meshkujve të Vllaznisë, atë të luajtur pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Këtë herë përballë tij ka qenë ekipi Bashkimi i Prizrenit që merr pjesë në Ligën Ballkanike dhe në rradhët e të cilit luanin disa basketbollistë të huaj. Ndërkohë, skuadra shkodrane ka qenë e përbërë vetëm nga lojtarë vendas, madje në rradhët e tyre ka munguar edhe Arra. Me përjashtim të periodës së parë në të cilën kanë shënuar vetëm 6 pikë, në tre të tjerat basketbollistët shkodranë kanë luajtur shumë mirë, madje në fund të takimit edhe mund të kishin fituar megjithatë mungesa e përvojës ka bërë që të triumfojë kundërshtari.

Vllaznia mund Kamza Basket. Finalisti përcaktohet të premten

0

Basketbollistët shkodranë kanë arritur një fitore shumë të rëndësishme pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi ndaj Kamza Basket me rezultatin 65-64 në gjysmëfinalen e dytë të kampionatit. Me këtë fitore, ata kanë barazuar numrin e ndeshjeve të fituara në 1-1 dhe gjithçka për të përcaktuar skuadrën finaliste, do të vendoset ditën e premte në takimin e fundit mes tyre që do zhvillohet në Tiranë. Ndeshja e sotme ka patur shumë emocione brenda saj. Ajo e ka përcaktuar fituesin vetëm në sekondat e fundit teksa një kosh i Hallunajt i ka dhënë fitoren Vllaznisë. Në fakt ndeshja ka filluar më mirë për miqtë të cilët e kanë fituar periodën e parë në shifrat 22-18. Ata e kanë dominuar lojën edhe në periodën e dytë që ka vendosur sërish shifrat 15-10 në favor të Kamza Basket.

Vllaznia sot për fitore edhe në transfertë ndaj Partizanit

0
Dita e sotme do të na sjellë ndeshjen e rradhës të Vllaznisë në basketboll për meshkuj. Në kuadër të kësaj jave, ekipi shkodran do të jetë mysafir në kryeqytet, ku do të ndeshet me ekipin e Partizanit. Takimi do të...

VIDEO/ Lazimi: Gabuam shumë, Vllaznia e meritoi fitoren

0
Ndryshe nga ndeshja e pare ne Durres, sonte Teuta e ka zhgenjyer me paraqitjen e bere ne "Qazim Dervishi" duke nderlikuar gjithçka sa i takon titullit kampion. Trajneri i saj Melzin Lazimi ka shprehur pakenaqesine e tij ne lidhje me...

VIDEO/ Bekteshi: Ta fillosh karrierën si trajner me një fitore ndaj Tiranës, s’ ka...

0
Këtë javë, Vllaznia në basketboll për meshkuj arriti të merrte një fitore 82-63 në shtëpi përballë Tiranës. Kështu, në këtë takim debutoi me fitore edhe trajneri i ri i Vllaznisë, Damian Bekteshi. Pas ndeshjes, në një intervistë për mediat, Bekteshi...

Vllaznia humbet por paraqitet denjësisht ndaj Tiranës

0

Tirana ka rimarrë sërish kreun e renditjes në basketboll për femra, pas fitores 85-73 arritur mbrëmë në “Fahrie Hoti” ndaj Vllaznisë, sfidë e vlefshme për javën e 4-t të Kampionatit Kombëtar. Një fitore tejet e vështirë për bardheblutë, që për më shumë se 20 minuta ishin në disavantazh dhe ndjenë presionin e ushtruar nga vajzat shkodrane, që u shkëputën deri në 11 pikë në periodën e dytë. Por në fund diferencën e bënë kualitetet e skuadrës bardheblu, që ditën të rikuperojnë disavantazhin më shumë falë lojës së individëve se sa asaj kolektive.

Vllaznia për femra mundet nga Kamza Basket 63-82

0

Pasditen e sotme në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të qytetit të Shkodrës është luajtur ndeshja e vlefshme për javën e parë të fazës së dytë të kampionatit kombëtar të basketbollit për femra në mes ekipeve të Vllaznisë dhe Kamza Basket. Vajzat shkodrane nën drejtimin e trajnerit Rajmond Rasha shpresonin tek një sukses i mundshëm në këtë ndeshje në mënyrë që ata të kishin shanset e tyre për një vend në katërshen e ekipeve më të mira, por nuk ka ndodhur kështu. Miket të drejtuara nga trajneri i tyre, shkodrani Zenel Vekshari e kanë filluar ndeshjen duke e udhëhequr që në fillim atë dhe e kanë mbyllur periodën e parë në shifrat 23-14 në favor të tyre.

Vllaznia mund Tiranën për herë të tretë dhe shpallet kampione

0

Basketbollistët shkodranë kanë arritur një fitore të shkëlqyer mbrëmjen e sotme ndaj Tiranës dhe me rezultatin e përgjithshëm 3-0 janë shpallur kampionë të Shqipërisë për sezonin 2014-15. Ndonëse shumëkush ka menduar se festa duhej shtyrë për të premten mbrëma për t'u zhvilluar në "Qazim Dervishi", kuqeblutë nuk kanë dashur të jetë kështu. Ato kanë fituar sonte në Tiranë ndaj skuadrës me të njëjtin emër me rezultatin 71-58 duke mbylluar gjithçka. Ndeshja ka nisur më mirë për bardheblutë që e fituan periodën e parë në shifrat 14-12 por vetëm kaq sepse në të dytën Vllaznia do "zgjohej".

Vllaznia rikthehet tek fitorja, mund 81-78 Partizanin

0
Vllaznia ne basketboll per meshkuj eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat. Pasditen e sotme ajo ka fituar ne Tirane ndaj Partizanit me rezultatin e ngushte 81-78. Ka qene nje ndeshje pergjithesisht e luftuar nga te dy ekipet. Ne perioden e...

Meshkujt Teuta- Vllaznia, femrat Kamza Basket- Vllaznia

0

Më në fund do të nisin kampionatet kombëtare të basketbollit për meshkuj dhe femra. Federata Shqiptare e Basketbollit është kujtuar mesa duket se po mbyllet viti 2011 dhe kampionatet nuk kanë nisur. Për rrjedhojë, është rënë dakord që kampionatet të nisin këtë të mërkurë.Ndërkohë ekipet e Vllaznisë do luajnë pak më vonë. Meshkujt do luajnë ndeshjen e parë në Durrës ndaj Teutës ditën e premte në orën 18.00 ndërsa femrat ditën e dielë në orën 16.00.