Kombëtaret e Shqipërisë dhe Kosovës stërviten bashkë në Shkodër

0

Prej pak ditësh në Shkodër, bashkë me boksierët e kombëtares shqiptare, janë duke u stërvitur edhe dy boksierë të kombëtares së Kosovës si dhe trajneri i tyre. Ata kanë vendosur të jenë në këtë qytet, natyrisht falë mikëpritjes së vendasve për t’i krijuar mundësinë e përgatitjes ashtu si duhet për turneun ndërkombëtar të Turqisë ku të dy ekipet do të marrin pjesë në muajin e ardhshëm. Trajneri i kombëtares kosovare Shefki Bogujevci në një intervistë pëshkodrasport.com  bën të ditur edhe objektivat që do të kenë me boksierët pjesmarrës.

Shqipëria me 4 sportistë në finalet e Memorialit “Vllaznia 2016”

0

Kombëtarja shqiptare e boksit do të përfaqësohet me 4 sportistë në finalet e nesërme të Memorialit të 13-të ndërkombëtar "Vllaznia 2016". Ky është verdikti i dalë nga ndeshjet e ditës së dytë të këtij aktiviteti. Në këto ndeshje, kanë konkurruar edhe katër boksierët tanë. I pari, vlonjati Krenar Zeneli ka arritur të fitojë ndaj shqiptarit të Maqedonisë Jasin Lama. Ndërkohë në ndeshjen e peshës 75 kg Mateo çullhaj është mundur nga kazakistanasi Alzhanov. Po për këtë peshë, Shkodrani Arjon Kajoshi ka arritur një tjetër fitore, këtë herë ndaj malazezit Sabotiç.

Kombëtarja e boksit nga Shkodra, nesër drejt Bullgarisë

0
Kombëtarja shqiptare e boksit ka hyrë tashmë në përgatitjet e fundit për turneun ndërkombëtar të Stranjas në Bullgari ku do të marrin pjesë. Ata...

Tre boksierë të kombëtares shqiptare në finalet e “Gongut të Artë”

0

Nga gjashtë boksierët e kombëtare shqiptare që po marrin pjesë në turneun ndërkombëtar "Gongu i Artë" që ka nisur sot në Shkup të Maqedonisë, tre prej tyre kanë arritur të fitojnë në takimet gjysmëfinale dhe kanë fituar të drejtën për t'u ndeshur në finalet e ditës së nesërme. Ata që kanë triumfuar sot në ringun e kryeqytetit maqedonas kanë qenë Taulant Zajmi, Denis Nurja dhe Arjon Kajoshi. Të tre këta boksierë kanë zhvilluar ndeshje të bukura dhe i kanë merituar fitoret. Zajmi në ndeshjen e peshës 60 kg ka fituar ndaj një boksieri rumun pas tre raundesh të shoqëruara nga një luftë e fortë sportive por në fund gjyqtaria i ka dhënë fitoren boksierit tonë. Me fitore e ka mbyllur takimin edhe Denis Nurja në peshën 69 kg ndaj Arjan Gashit të Kosovës.

Kombëtarja shqiptare, gati pjesmarrja në “Gongun e Artë”

0

Dyshimi nëse do të zhvillohej apo jo edicioni i sivjetëm i "Gongut të Artë", turneut më të rëndësishëm të boksit në Maqedoni, ka marrë fund pak ditë më parë. Ai do të zhvillohet në datat 13-14 nëntor në Shkup. Organizatorët duket se i kanë zgjidhur problemet që kanë patur për të bërë të mundur zhvillimin e këtij turneu dhe menjëherë kanë nisur ftesat ndaj ekipeve pjesmarrëse. Një e tillë natyrisht që ka ardhur edhe në adresë të kombëtares shqiptare si një nga ekipet që ka marrë rregullisht pjesë në "Gongun e Artë" të çdo viti.

Demaj: Titujt kampion rutinë për mua. Dua suksesin në Europë

0

Me fitoren e fundit në kampionatin e mbyllur dy ditë më parë në Shkodër, Kristian Demaj e ka çuar në 6 numrin e titujve kampionë me të rriturit. Po t'i shtosh edhe 3 titujt që ka të fituar me moshat, numri i tyre shkon në 9. Jo keq për një 24 vjeçar i cili duket se ka përpara një karrierë të gjatë por edhe më të suksesshme. Duke folur në lidhje me titullin e fundit kampion, ai është shprehur kështu për shkodrasport.com kur ka thënë:

Zef Gjoni: Një Vllazni rekordesh por nuk ndalemi këtu

0

I lumtur, i entuziasmuar por edhe i lodhur. I tillë është ndjerë paraditen e sotme trajneri i Vllaznisë në boks Zef Gjoni. Një natë më parë ai bashkë me ekipin që drejton, ka shkruar historinë e këtij sporti, të klubit që përfaqëson por edhe të vetën personale. Ka fituar titullin e 20-të kampion teksa ka qenë i pranishëm në çdo sukses të këtij rekordi dhe po asht i ka dhënë shumë Shkodrës. "Tashmë ndjehem më i çliruar. Kanë qenë emocione të mëdha dhe po ashtu ka patur brenda edhe shumë ankth sepse ndeshjet zhvilloheshin në Shkodër dhe nuk mund t'ia lejonim vetes humbjen. Gjërat besoj se shkuan sipas parashikimeve që unë dhe stafi im kishim bërë. E dinim që do të ishte shumë i vështirë fitimi i këtij titulli kampion sepse edhe ekipet e tjera ishin përgatitur siç duhet megjithatë thuajse 100 për qind doli ashtu siç e kishim menduar. Një sukses që na ka bërë të gjithëve ne krenarë"- ka thënë Gjoni për shkodrasport.com.

Nis kampionati i boksit. Arjol Kajoshi “mbreti” i ditës së parë

0
Ka nisur pasditen e sotme kampionati kombëtar i boksit për të rritur. Në këtë kampionat marrin pjesë 9 ekipe dhe pikërisht Vllaznia, Tirana, Apolonia,...

Gjoni: Pretendentë edhe Tirana e Dinamo por kampion del Vllaznia

0

Kampionati kombëtar i boksit për të rritur është në prag. Ai do të zhvillohet për tre ditë me rradhë, të premten, të shtunën dhe të dielën në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" të Shkodrës. Në këtë të fundit gjithçka duket gati. Në televizionet lokale ka filluar transmetimi i një spoti në të cilin i bëhet thirrje sportdashësve për të qenë të pranishëm në këtë impiant sportiv në të tre ditët e zhvillimit të këtij kampionati. Po ashtu po merren edhe masat që në ndeshjet e ditës finale, skena rreth ringut të jetë e tillë që t'i ngjajë ndeshjeve të mëdha të boksit profesionist. Gjërat tek Federata e Boksit duket se kanë filluar të lëvizin për mirë që pas zgjedhjeve të fundit të bëra dhe ardhjes në krye të saj të presidentit Kalivopuli. Sa i takon kampionatit, pritet të ketë një rivalitet të fortë dhe duket se përveç Vllaznisë e Tiranës, në garë për titullin duket se do të jetë edhe Dinamo. Këtë gjë e ka paralajmëruar trajneri i ekipit shkodran Zef Gjoni i cili për shkodrasport.com do të shprehej:

Demaj: Unë do fitoj titullin e 9-të kampion, Vllaznia të 20-tin

0

Boksieri shkodran Kristian Demaj është shumë i bindur në një tjetër sukses në karrierën e tij teksa në garat e kampionatit kombëtar që do të zhvillohet këtë fundjavë, ai do të tentojë të fitojë titullin e 9-të kampion personal. Përgatitjet tashmë kanë hyrë në fazën e fundit dhe boksieri 24 vjeçar tashmë ndjehet gati për ndeshjet përcaktuese që do t'i japin më pas edhe suksesin e rradhës.

FUTBOLLI I FEMRAVE

Vllaznia e femrave ‘vuan’ ndaj Teutës. Goli i Megi Doçit në...

0
✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport” Shumë raste të humbura, shumë vuajtje, por në fund vendos ajo, e zakonshmja Megi Doçi dhe Vllaznia e femrave merr...

HISTORI