Boksieri shkodran Jetmir Kuçi ka qenë i pafat në duelin e tij të zhvilluar në Heerelen të Holandës kundër Gevorg Khatchikian pak ditë më parë në ndeshjen e boksit profesionist. Kuçi tregoi performancë të mrekullueshme në 2 minuta e 50 sekonda të raundit të parë duke e dërrmuar plotësisht armenin e natyralizuar. Kuçi që nga fillimi e sulmoi ashpër duke mos e respektuar dhe duke goditur disa herë me kombinime të njëpasnjëshme dhe Khatchikian u gjend me vështirësi në këmbë ku mezi mbahej duke u munduar t’i ngjitet boksierit tonë, deri sa të gjithë e pritnin që ai të gjendet në dysheme. E gjithë palestra u shokua duku mos e pritur këtë gjë sepse nuk mund të besonin se idhulli i tyre po gjendej në një situatë të tillë, por ndodhi ajo që nuk u prit, ku 10 sekonda para se të biente gongu i përfundimit të raundit të parë, ndodhi një fatkeqësi ku Kuçi aksidentalisht u godit me bërryl nga kundërshtari duke i prekur syrin e djathtë dhe gjyqtari në ring kërkoi ndihmën e doktorit i cili dha urdhërin që kjo ndeshje të përfundonte. Fitorja iu dha boksierit vendas Khatchikian, por me rregulla të boksit kjo luftë duhej të shpallej pa fitues dhe të kërkohej revanshi. Kosova Boxing që ishte dhe një nga organizatoret e kësaj ndeshje, ka vendosur të dorëzojë një ankesë në Federatën e EBU-së duke kërkuar të anullojë rezultatin dhe të kërkojnë revanshin.Pas ndeshjes, bëhet e ditur se e gjithë palestra duartrokiti boksierin shkodran ndëra Kuçi u largua ga ringu me kokë lartë. Të gjithë e përgëzuan, ndërsa vendasit u zhgënjyen nga boksieri i tyre.
www.shkodrasport.com

Jetmir Kuçi pas ndeshjes ne Hollande. Ne rreth, vendi i demtuar prane syrit qe i solli edhe humbjen e ndeshjes