Kur flasim per mundjen e lire ne Shkoder dhe Shqiperi sigurisht qe emri i cili nuk mund te anashkalohet eshte edhe ai i Agustin Mhillit.

Kampioni disavjeçar i Vllaznise ka qene nje nga sportistet me te mire te viteve ’80 dhe si rrjedhoje sot ka marre nje vleresim te madh.

Me nje ceremoni te thjeshte te zhvilluar ne ambjentet e Presidences, ka qene vete Presidenti i Republikes z. Ilir Meta ai qe i ka akorduar kampionit shkodran titullin e larte “Mjeshter i Madh”.

Nje tille mese i merituar dhe padyshim qe Agustin Mhilli tashme ndjehet mire sepse me ne fund shperblehet per te gjithe ate mund e sakrifice te bere per vite me rradhe. Gazeta “Shkodra Sport” me kete rast, e uron Mjeshtrin e Madh te mundjes per titullin e marre.