Kristian Demaj: Pas “Gongut” do tentoj në Europian
I lumtur në maksimum për trofeun e fundit të fituar, atë të “Gongut të Artë”, boksieri shkodran Kristian Demaj e konsideron një relike të veçantë dhe jo më kot krenohet me të. Natyrshëm, ka të drejtë. Ai është i vetmi shqiptar që e fiton këtë trofe në 22 vite pjesmarrje dhe ky është një sukses i madh. Duke folur në lidhje me të, për gazetën “Sport Plus” medalisti i artë i Shkupit në peshën 91 kg, do të thoshte: Kristian Demaj e artë dhe boksieri më i mirë në “Gongun e Artë”
Turneu ndërkombëtar "Gongu i Artë" që u zhvillua për dy ditë me rradhë në Shkup të Maqedonisë është mbyllur sot me sukses për boksierët e kombëtares shqiptare. Albi Sorra dhe Alban Beqiri kanë qenë boksierët e parë që kanë marrë medaljet e arta.Interesante edhe finalja e peshës 91 kg ku shkodrani Kristian Demaj pas fitores një ditë më parë ndaj një boksieri bullgar, në finale është ndeshur me një maqedonas. Ndahet nga jeta Fadil Zhega, ish- boksieri dhe gjyqtari i njohur
Pak ditë më parë është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare ish- boksieri dhe gjyqtari i boksit Fadil Zhega. Emri i tij për vite e vite me rradhë ka qenë shumë i njohur në ringjet shqiptare. E ka nisur karrierën me ekipin e Vllaznisë, për të vazhduar më pas edhe me Partizanin gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak. Por ndërprerja e këtij sporti nga pushteti në fuqi, ka bërë që ëndërra e Fadilit dhe e shumë të tjerëve për ta vazhduar atë, të mbetej në mes. Kristian Demaj shpreson për medalje në “Gongun e Artë”
Boksieri shkodran Kristian Demaj do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare që do të marrë pjesë në “Gongun e Artë” që do të zhvillohet në Shkup të Maqedonisë. Ky aktivitet ndërkombëtar i përvitshëm, organizohet me pjesmarrjen e shumë vendeve të botës dhe në fakt çdo vit sportistët shqiptarë kanë arritur të tregojnë vlerat e tyre dhe të hyjnë në zonën e medaljeve ndonëse rivaliteti ka qenë shumë i madh. Demaj e Shytani fitore në Euroligë për “Podgorica Falcons”
Tre boksierë shkodranë dhe pikërisht Kristian Demaj, Kristian Shytani dhe Ronildo Piranej, janë duke përfaqësuar ekipin e Podgoricës në Euroligë ku ai merr pjesë. Në këtë Ligë marrin pjesë ekipe nga shumë vende të Europës dhe në mungesë të një ekipi nga Shqipëria, boksierër shkodranë janë ftuar të përfaqësojnë ekipin malazez. Natyrisht nuk ka qenë një ftesë sa për të kaluar rradhën, por drejtuesit e “Podgorica Falcons”, i kanë marrë tre boksierët shkodranë për të plotësuar ekipin e tyre dhe për të korrur suksese me to. Zef Gjoni: Europiani, një sukses i madh për boksin shqiptar
Uldedaj s’arrin dot finalen e Europianit. E mbyll me bronz

Boksieri Jurgen Uldedaj e ka mbyllur aventurën e tij në Kampionatin Europian të 18 vjeçarëve me medalje bronzi. Ndonëse dëshira e tij ishte e madhe për të siguruar të paktën finalen, nuk ka ndodhur kështu. Ndoshta edhe për shkak të vlerësimit të gjyqtarëve. Në ndeshjen gjysmëfinale të zhvilluar pasditen e sotme, ai ka patur përballë boksierin norvegjez Tregren Vegar, nënkampion olimpik me këtë moshë.
Jurgen Uldedaj siguron bronzin në Europian. Synon më tej

Tjetër sukses për boksierin lezhjan Jurgen Uldedaj. Ai pasditen e djeshme e ka fituar edhe ndeshjen e dytë, atë përballë kampionit të Polonisë Zurakovski dhe ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinalet e kampionatit Europian të 18 vjeçarëve që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. Sigurisht që ky është një sukses i madh sepse Uldedaj që tani e ka siguruar një medalje, atë të bronztën megjithatë ai nuk do të ndalet këtu.
Zeneli dy fitore dhe Uldedaj një fitore në Europian

Europiani i 18 vjeçarëvë që po zhvillohet në Zagreb të Kroacisë po rezulton i suksesshëm për boksierët e kombëtares sonë. Kështu, vlonjati Rexhildo Zeneli ka arritur dy fitore dhe është kualifikuar në tetë më të mirët e peshës së tij ndërkohë që lezhjani Jurgen Uldedaj ka fituar një ndeshje dhe është pretendent për medalje. I vetmi që është larguar deri tani nga gara është shkodrani Erald Muhja që nuk ka mundur dot të kualifikohet për në turin e dytë.
Kombëtarja e 18 vjeçarëve sot drejt Zagrebit për Europianin

Pasditen e sotme është nisur drejt Zagrebit të Kroacisë kombëtarja shqiptare e 18 vjeçarëve që do të marrë pjesë në Kampionatin Europian të kësaj grupmoshe. Në përbërje të kombëtares sonë bëjnë pjesë 4 sportistë dhe pikërisht ai i Vllaznisë, Erald Muhja, i Tiranës Jurgen Uldedaj dhe dy boksierët e Flamurtarit Rexhildo dhe Krenar Zeneli. Këta boksierë janë të shoqëruar nga trajnerët Zef Gjoni e Gëzim Zeneli.

















