Zef Gjoni: E kemi gati presidentin e ri të Federatës së boksit

0

Tek boksi shqiptar duket se nuk është koha për "paqe". Pas polemikave në distancë në mes presidentit Gjergj Leqejza dhe trajnerit të kombëtares dhe njëkohësisht të Vllaznisë- Zef Gjoni, u mendua se gjakrat do të uleshin dhe nuk do bëhej më fjalë për mosmarrëveshje. Deklarata e parë e Gjonit se presidenti duhej të jepte dorëheqjen vetë ngaqë prej tre vitesh nuk ka derdhur asnjë lekë në arkën e Federatës, është kaluar me humor nga ana e Leqejzës që ka thënë se "Zefi nuk është arkëtar". Por sot, ky i fundit ka shkuar edhe më tej në kërkesën e tij duke thënë se janë gati biznesmenë të tjerë që të sponsorizojnë boksin dhe për këtë arsye, ata mund të jenë presidentët e ardhshëm të Federatës.

Presidenti Leqejza: S’jap dorëheqjen se do Zef Gjoni

0

Ka reaguar pas dy ditësh nga prononcimi i trajnerit të Vllaznisë Zef Gjoni që e kishte akuzuar rëndë. Presidenti i Federatës Shqiptare të Boksit, Gjergj Leqejza i ka marrë me sportivitet këto akuza. Ai ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke folur me shumë qetësi për çështjet në fjalë. "I kam dëgjuar ato çfarë z. Gjoni ka thënë në adresën time. S'ka asnjë sens që unë paskam punuar për t'i hequr titullin kampion Vllaznisë. Zefi i ka thënë këto natyrisht i mërzitur nga humbja e titullit dhe kuptohet që një reagim i tillë është i pritshëm.

Zef Gjoni akuzon: Titullin na e humbi presidenti i Federatës

0

Humbja e titullit kampion për Vllazninë në boks javën që shkoi, ka qenë e programuar dhe e organizuar nga vetë presidenti I Federatës Shqiptare të Boksit Gjergj Leqejza. Kjo deklaratë e fortë është lëshuar nga trajneri I ekipit shkodran dhe njëkohësisht I kombëtares shqiptare Zef Gjoni pasditen e sotme në një konferencë për shtyp. Këtë akuzë, ai e ka mbështetur në disa fakte dhe argumenta të dhëna që sipas tij mjaftojnë për të kuptuar se gjërat kanë qenë të organizuara.

Besnik Gjetja: Ja pse Vllaznia e humbi titullin kampion

0

Vetë ai është një nga emrat e shquar të boksit shqiptar.Pas viteve '90 është shpallur disa herë kampion i vendit,ka marrë disa medalje në arenën ndërkombëtare ndërkohë që është i pari boksier profesionist.Besnik Gjetja tani ka zgjedhur të bëjë rolin e gjyqtarit në këtë sport.Ka gjykuar me shumë sukses edhe në kampionatin e fundit kombëtar të zhvilluar në Tiranë,madje është vlerësuar edhe si gjyqtari më i miri i tij nga kryegjyqtaria. Duke folur në lidhje me këtë vlerësim, Gjetja do të shprehej kështu për gazetën www.shkodrasport.com:

Presidenti Leqejza. Do analizojmë kontestimet e Vllaznisë

0

Humbja e titullit kampion nga ekipi I Vllaznisë natyrisht që nuk është pritur mirë nga ana e sportdashësve shkodranë të cilët kishin shumë besim se edhe sivjet ky ekip do të shpallej kampionë. Ato kanë ndjekur për tre ditë me rradhë ndeshjet e këtij kampionati të transmetuara ekskluzivisht nga televizioni Rozafa dhe janë bindur për padrejtësitë që I janë bërë boksierëve të Vllaznisë në disa ndeshje, përfshi këtu edhe dy ndeshjet finale të Kristian Shytanit dhe të Nelson Hysës. Këto gabime të gjyqtarisë I ka pranuar edhe vetë presidenti I Federatës Shqiptare të Boksit Gjergj Leqejza I cili është shprehur se ato do analizohen dhe nëse konstatohen, do të ketë masa ndëshkuese.

Vllaznia “shtyn” festën e titullit të 20-të për vitin tjetër

0

Vllaznia në boks nuk ka arritur dot të shpallet kampione kombëtare për vitin 2014. Ajo është mjaftuar me vendin e dytë në renditje në një kohë që Tirana është shpallur kampione e vendit, e favorizuar dukshëm edhe gjyqtarët që në 3-4 ndeshje deçizive, i kanë dhënë fitoren boksierëve të saj. Në ditën e sotme janë zhvilluar 10 ndeshjet finale, në të cilat 5 kanë boksuar shkodranët. Katër prej tyre në fakt kanë humbur dhe pikërisht Vuksan Guri, Kristian Shytani, Emanuel Kaçaj dhe Nelson Hysa. Sidomos ndeshjet e Shytanit dhe të Hysës kanë qenë shumë të kontestuara por gjyqtarët u kanë dhënë fitoren kundërshtarëve të tyre.

Zef Gjoni: Sjellim titullin e 20-të të shtunën në Shkodër

0
Pasditen e së enjtes do të nisë në Tiranë kampionati i 23-të kombëtar i boksit që zhvillohet në vendin tonë pas viteve ’90. Ai...

Besnik Gjetja bëhet gjyqtar boksi. Ja pse vendosa kështu

0

Një nga emrat më të shquar të boksit shqiptar të pasviteve '90, pikërisht Besnik Gjetja, ka vendosur të bëhet gjyqtar në këtë sport. Ai ka disa kohë që ka nisur të ushtrohet dhe në kampionatin e 18 vjeçarëve të zhvilluar para pak ditësh në Vlorë, ai është ngjitur për herë të parë në ring si gjyqtar. Njeriu që është shpallur disa herë kampion i vendit në këtë sport, njeriu që është i pari boksier profesionit në vendin tonë, tani e tutje do ta shohim si gjyqtar. I pyetur nga gazeta www.shkodrasport.com përse zgjodhi këtë gjë, ai është shprehur:

Nelson Hysa: Do sjellim titullin e 20-të kampion në Shkodër

0

Boksierët e ekipit të Vllaznisë janë në përgatitjet e fundit për kampionatin kombëtar të të rriturve që zhvillohet javën e ardhshme në Tiranë. Ata kanë kohë që stërviten për këtë eveniment të rëndësishëm pasi duan që ta bëjnë të tyrin edhe trofeun e 20-të kampion. Kapiteni i këtij ekipi Nelson Hysa në një intervistë të dhënë paraditen e sotme për gazetën shkodrasport.com, ka shprehur bindjen e tij të plotë se ky trofe jubilar do të vijë në Shkodër. "Kemi kohë që përgatitemi për këtë kampionat sepse duam të fitojmë një trofe jubilar për ne, titullin e 20-të kampion.

Vllaznia nënkampione për 18 vjeçarët. Muhja boksieri më i mirë

0

Vllaznia në boks për të rinj ka zënë vendin e dytë në kampionatin kombëtar të kësaj moshe, zhvilluar për tre ditë me rradhë në qytetin e Vlorës. Ajo ka arritur të nxjerrë shtatë finalistë dhe prej tyre, katër janë shpallur kampionë dhe pikërisht Vuksan Gurin në peshën 60 kilogramë, Erald Muhjen në peshën 64 kilogramë, Samet Llukajn në peshën  69 kilogramë dhe Fisnik Muharremin në peshën 81 kilogramë.