Nga Gjergj KOLA

Dy dite me pare mori fitoren e tij te 13-te ne po kaq ndeshje te zhvilluara ne boksin profesionist dhe sigurisht qe nje ecuri e tille eshte vertete per t’u pergezuar. Por jo vetem ne aspektin moral. Nje ecuri e tille po shperblehet ashtu si duhet edhe ne renditjen e tij ne mes boksiereve me te mire te Botes.

E kemi fjalen per shkodranin Nelson Hysa. Me fitoren e arritur ne Tirane me date 28 nentor, ai ka rregjistruar nje tjeter sukses. I cili eshte pasuar nje dite me pas me nje tjeter vleresim.

Federata me e rendesishme e Boksit profesionist ne Bote, pikerisht WBC, diten e djeshme ka bere perditesimin e renditjeve dhe kete gje ka bere edhe me ate te peshes +90 kg. Rrjedhoje e fitoreve te njepasnjeshme, tashme shkodrani i suksesshem renditet ne vendin e 35-te ne Bote.

Nje ecuri e jashtezakonshme e ketij sportisti i cili e ka filluar nje vit e gjysem me pare boksin profesionist por gjate kesaj periudhe ka patur 13 suksese te njepasnjeshme qe e kane çuar ate te jete ne mes 35 boksiereve me te mire te rruzullit tokesor.

Megjithate Nelsoni nuk ka nder mend te ndalet ketu sepse do te kerkoje sukseset edhe ne ndeshjet qe do te zhvilloje gjate muajit dhjetor ne Londer dhe Frankfurt dhe ne rast arritje te tyre do te ngjitet edhe me lart ne kete renditje./SHKODRA-SPORT.COM/